titulli.com
Lokale

Halimi: Qeveria e re mos të abuzojë me çështjen e Kosovës

12.Jul.2012 14:20
0
Deputeti i vetëm popullor në parlamentin e Serbisë Riza Halimi, për Jugpress ka thënë se bashkëpunimi eventual me koalicionin në Serbi varet nga qëndrimet e Qeverisë së re ndaj Luginës, transmeton Titulli. “Krahasuar me periudhën e mëhershme kur pozita dhe opozita ishin me pikëpamje të ndryshme, kurse para zgjedhjeve ishin mjaft të barabartë. Edhe DS dhe SNS kur është në pyetje Kosova i kanë qëndrimet e njëjta, por edhe për çështje të tjera politike si integrimi në Bashkimin Evropian”, ka thënë Halimi. Ai po ashtu ka shtuar se duhet të presim deri sa të formohet Qeveria e re dhe të shohim nëse këta do ti zgjidhin problemet ekonomike. Për Halimin më e rëndësishme është zgjidhja e problemeve themelore për shqiptarët e Luginës. “Ne do të jemi të hapur të bashkëpunojmë me të gjithë ata që do ta formojnë Qeverinë, mirëpo me kusht që të jenë të gatshëm të zgjidhin problemet në Luginë”, tha Halimi duke shtuar se disa prej Qeverive të më hershme por edhe kjo e fundit i kishin sytë të mbyllur sa i përket zgjidhjes së problemeve në Luginë. Halimi po ashtu ka shtuar se Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë gjithashtu duhet që seriozisht të angazhohet më shumë për këto komuna, dhe sipas tij Trupi Koordinues duhet të ekzistoj vetëm nëse vërtet angazhohet në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve në përputhje me marrëveshjet themeluese. Halimi ka komentuar edhe duar shtrëngimin mes kryetarit të Partisë Demokratike Boris Tadiq dhe Kryemnistrit të Kosovës Hashim Thaqi, duke e cilësuar si përgatitje e mirë për Qeverinë e re dhe sipas tij  është e qartë se opozita nuk do të abuzojë me çështjen e Kosovës./Titulli.com/
Pastrohen rrugët në Tërnoc (foto)
"Ahtisari plus", Lugina do të kërkojë reciprocitet
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration