15 milion dinarë për bizneset lokale në Bujanoc, konkursi në dy faza
Lokale

15 milion dinarë për bizneset lokale në Bujanoc, konkursi në dy faza

08.Feb.2018 09:14
0
Në seancën e dytë të këshillit komunal të komunës së Bujanocit u aprovua propozimi mbi programin e subvencionimit të ekonomisë private me vlerë prej 15 milion dinarë gjatë vitit 2018.

Enis Salihu,  nga zyra për zhvillim ekonomik sqaroi se subvencionimi do të bëhet në dy programe.

“Në masën e parë do të jenë ekonomit fillestare apo start-up program me vlerë financiare prej  5 milion dinarëve dhe masa e dytë për zgjerimin e bizneseve aktuale do të kap vlerën prej 10 milionë dinarëv”, u shpreh Salihu, shkruan Titulli.com.

Sipas tij subvencionet do të shpërndahen përmes dy konkurseve edhe atë për bizneset fillestare me 200 mijë dinarë ndërsa për bizneset aktuale prej 500 mijë dinarë.

Salihut theksoi se  kjo është një mbështetje e ekonomisë private me qëllim stimulin e këtij lloji të bizneseve dhe rritjen e punësimit./Titulli.com/

Zyra për Zhvillimi Ekonomik në Bujanoc ka probleme me projekte?
Arifi: Struktura nacionale në organet shtetërore t'i përgjigjet mjedisit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration