12 familje përfitojnë banesa sociale në komunën e Bujanocit (lista)
Komuna e Bujanocit ka publikuar listën e rangimit final të përdoruesve të banesave sociale nga i cili përfitojnë 12 familje.
"Bazuar në nenin 90 të Ligjit për Mirëmbajtjen e Banesave dhe Ndërtesave (“Gazeta Zyrtare e RS”, Nr. 104/2016 dhe 9/2020 – Dr. Ligji), dhe bazuar në Thirrjen Publike për përzgjedhjen e përfituesve të banesave sociale. në kushte të mbrojtura dhe një paketë e mbështetjes së donatorëve si pjesë e projektit "Përmirësimi i kushteve të jetesës së romëve të zhvendosur përkohësisht dhe grupeve të tjera të margjinalizuara në Bujanoc përmes banimit social dhe masave për përfshirje aktive" të publikuar në ueb faqen e Komunës së Bujanocit më 13 shkurt, 2024, Komisioni i Përzgjedhjes së Përdoruesve të Banesave Sociale, në mbledhjen e mbajtur më 28 shkurt 2024, përcakton dhe publikon: LISTA E RANGIMIT FINAL të përdoruesve të banesave sociale", thuhet në njoftimin e komunës.