12 alternativa të shëndetshme për njerëzit që nuk janë dashamirës të palestrës
Trupi dhe shëndeti

12 alternativa të shëndetshme për njerëzit që nuk janë dashamirës të palestrës

16.Apr.2021 10:35
0

Të shkosh në palestër për të bërë një stërvitje rutinë nuk është mënyra e vetme për të qëndruar në formë. Nga vallëzimi te shkallët, ju mund të provoni këto alternativa të dobishme dhe të shëndetshme për të qëndruar në formë.

Merruni me kopshtari

Nëse ju pëlqen të jeni afër natyrës, zgjidhni kopshtarinë. Ju jo vetëm që do të digjni kalori, por gjithashtu do të merrni kënaqësinë e përkujdesjes së natyrës. Është një mënyrë e shkëlqyeshme për të punuar muskujt tuaj të barkut, shpinës dhe këmbët.

Shkoni në punë me biçikletë

Hiqni automjetin dhe shkoni me biçikletë në vendin tuaj të punës. Ju do të zbuloni një vetvete të tonifikuar dhe më të mirë pasi çiklizmi është një ushtrim i shkëlqyeshëm për muskujt tuaj thelbësorë, veçanërisht për barkun dhe këmbët. Zgjidh itineraret që kanë më pak trafik dhe ndalesa për një udhëtim më të sigurt.

Ecni ndërkohë që flisni në telefon

Kurdo që të jeni në telefon, shëtisni dhe lëvizni. Ju do të humbni kalori edhe pa e kuptuar.

Luani lojëra elektronike në këmbë

Nëse jeni një entuziast i lojërave, përdorni tastiera të tilla si Kinect ose PlayStation Move për të hequr disa kile. Provoni të ekuilibroni një varkë, tundni një këmbë në Dance Central ose të luani tenis të gjitha në lehtësinë e dhomës tuaj të ndenjes, ku do të lëvizni dhe do të digjni kalori. Për argëtim të shtuar, merrni një bashkë-lojtar.

Luani me fëmijët tuaj

Lojërat me fëmijët jo vetëm që do të krijojnë një lidhje më të mirë me ta, por gjithashtu do të forcojnë dhe ushtrojnë krahët, shpinën dhe këmbët kur vraponi pas tyre ose duke i marrë hopa.

Vallëzoni

Nëse ju pëlqen të kërceni, vallëzoni sa herë të mudneni në festa, klube apo edhe në dhomën tuaj të ndenjes. Nëse bëhet me zell, ku lëviz të gjitha pjesët e trupit me vetëdije, vallëzimi mund të jetë një stërvitje më e mirë sesa vrapimi.

Zgjidhni shkallët

Zgjidhni shkallët normale mbi shkallët lëvizëse. Ky ndryshim i vogël e i thjeshtë krijon një ndikim të madh në qëndrueshmërinë dhe shëndetin tuaj duke tonifikuar kofshët, glutet, barkun dhe tërë muskujt.

Lajeni vetë makinën tuaj

Një mënyrë për t’u ushtruar është të lani makinën vetë duke e kombinuar atë me disa grupe ngritjesh ose squats.

Pastroni shtëpinë tuaj

Pastroni shtëpinë tuaj vetë. Jo vetëm që do të kurseni shumë para, por kur kjo kombinohet me ulje të qëllimshme për fshirje dhe heqje objektesh, shtrirje për të pastruar rrjetat e merimangës ose kthesa për të vendosur gjërat në vend, ju gjithashtu do të digjni një numër të mirë kalorish.

Përdorni transportin publik

Nëse është e mundur, përdorni transportin publik në vend të automjetit tuaj personal. Ngjitja dhe zbritja në autobusët e qytetit ose lëvizja lart e poshtë stacioneve të metrosë është një alternativë e shkëlqyeshme për fizkulturën tuaj.

Dilni jashtë

Planifikoni udhëtime ose dalje në aventura me miqtë dhe familjen tuaj ose thjesht dilni për të luajtur. Ju do të bëni kujtime të këndshme së bashku dhe do të qëndroni në formë në të njëjtën kohë.

Edel Strazimiri / SCAN

Klinaku: Kosova të diskutojë shkëmbimin e territoreve për popullatën dhe pasuritë (video)
Shtabi Emergjent: Nuk ka hapje të kafiterive brenda hapësirave punuese
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration