Foto: Promo-Ilustrim
Lokale
Çka thonë ekspertët e sigurisë për "terrorizmin" në Bujanoc dhe Preshevë?
Në vendet Ballkanike gjenden më shumë se 100 "qeliza islamike" për përgatitjen e xhihadistëve, pjesa më e madhe në Bosnje dhe Hercegovinë thonë ekspertët e sigurisë, shkruan gazeta Blic e Beogradit.Xhevad Galijasheviq, ekspert për luftën kundër terrorizmit është shprehur se në Bosnje ka 64 kampe ndërsa të ngjashme ka edhe në Maqedoni dhe Kosovë.
Sipas tij sa i përket Serbisë qendrore baza është në Novi Pazar me rrethinë.
“Bastionet janë edhe në Sjenicë, Novi Pazar, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë” ka thënë për Blic Galijasheviq, transmeton Titulli.com.
Sipas hulumtimeve të Qendrës për Luftën Kundër Terrorizmit du qendrat më të rrezkishme në Ballkan gjenden në Sarajevë dhe Zenicë.
Qendra për rekurtimin dhe trajnimin e xhihadistëve thuhet se janë zbuluar në Slloveni (Lublanë), Kroaci (Rijekë dhe Split), Mali i Zi (Plavë, Guci dhe Ulqin) si dhe në Maqedoni (Kumanovë dhe Tetovë)./Titulli.com/