Vdiq veprimtari arsimor dhe kulturor Hasim Nuhiu, varrimi në Preshevë
Në moshën 57 vjeçare vdiq Hasim Nuhiu, inxhinier i përpunimit të drurit.Hasimi lindi në fshatin Isë Ukaj në vitin 1958, përveç shkollës fillore dhe të mesme ai mbaroi edhe shkollën e lartë për përpunimin e drurit në Ferizaj.
Një kohë e ushtroi profesionin në arsim, duke i aftësuar dhe profesionalizuar nxënësit e këtij profesioni në shkollën e mesme teknike në Preshevë.
Hasim Nuhiu ishte dashamirë i kulturës, kjo u pa me punën e tij të palodhshme në drejtimin e Shoqërisë Kulturo Artistike njëherë „Rexho Mulliqi“ , të cilën e shndërroi në SHKA „Presheva Jehon“, me të cilën shoqëri tregoi rezultate të lakmueshme në shumë festivale kombëtare në Luginë dhe jashtë saj.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot më 24 nëntor 2015, pas namazit të Ikindisë në varrezat e reja të qytetit të Preshevës.