Mustafa: Rrugët lokale janë dëmtuar shumë
Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ka deklaruar se komuna e Preshevës me muaj të tërë po ballafaqohet me numrin e madh të refugjatëve në territorin e saj dhe se për shkak të numrit të madh të transportuesvem rrugët lokale janë dëmtuar shumë."Presheva është bërë stacion i madh i autobusave, pasi çdo ditë kemi nga 500 autobusë që janë të parkuar në rrugët lokale dhe pengojnë seriozisht lëvizjen e lirë të veturave të qytetarëve tanë". ka thënë Mustafa, i cili ka shtuar se rrugët lokale me këtë rast janë dëmtuar shumë.
Sipas analizave për shkallën e dëmeve të caktuara që kanë kryer shërbimet përkatëse në komunën e Preshevës, në gjashtë rrugët lokale që lëvizin mjetet e rënda transportuese, kryesisht autobusët, dëmi konsiderohet rreth 1 milionë euro.