Lokale
Vdes aksidentalisht Nazlie B. nga Bujanoci
Ka ndërruar jetë këmbësorja Nazlie B. (1952-Rome) nga qyteti i Bujanocit, e cila u aksidentua nga një automjet më 26 maj të këtij viti.
E ndjera humbi jetën pasi u goditë nga një veturë në rrugën lokale Bujanoc – Tërnoc, në afërsi të restorantit Pesë Yjet.
Sipas njoftimit zyrtarë të lëshuar sot nga policia në Vranjë, aksidenti kishte ndodhur pasi një person i panjohur për momentin, me veturën e tij nga drejtimi i Bujanocit ka goditur Nazlien e cila ka ecur në anën e djathtë të rrugës.
Nga lëndimet e marra Nazlia ka ndërruar jetë, ndërsa edhe një këmbësoreje tjetër i është ofruar ndihma mjekësore e cila është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas dëshmitarëve okular, dyshohet se vetura që është ngarë nga shoferi që ka shkaktuar aksidentin të ketë qenë i markës VW Golf 2, ngjyrë e bardhë.
Policia edhe më tej po heton rastin për të gjetur personin në fjalë që kishte bërë aksidentin, me pasojë vdekjen e një qytetari./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!