titulli.com
Lokale

Ku u tretën votat e Malësisë së Bujanocit?

27.May.2012 12:51
0
Këtyre ditëve, Komisioni Zgjedhor i Komuns së Bujanocit, ka aprovuar Vendimin mbi ndarjen e mandateve kandidatëve për këshilltarë të Kuvendit komunal të Bujanocit, në zgjedhjet e mbajtura, më 6 maj 2012. Nga katër listat zgjedhore të subjekteve politike shqiptare, nga 30 këshilltarët sa kanë fituar shqiptarët, vetëm një mandate i është ndarë Malësisë së Buajnocit edhe ate nga Partia Demokratike, e cila në përbërjen e re të Kuvendit nga subjekti i tij ka ndarë një ulëse për votuesit e fshatit Breznicë, ndërsa njësitë tjera zgjedhore: Muhoci, Qarri e Zarbica ngelën pa këshilltarë komunalë, thuhet në reagimin e Lëvizja për Kthim dhe Integrim “Guri i Zi”. Gjatë tri palë zgjedhje sa janë organizuar që nga 2002-ta Malësia e Bujnocit gjithmonë i ka pasur nga tre këshilltarë, për dallim nga zgjedhjet e mëparshme votuesit shqiptarë ngelën vetëm me një mandat. Lëvizja për Kthim dhe Integrim “Guri i Zi”, ka siguruar në mënyrë tabelare nga sa vota kanë siguruar partitë politike shqiptare e sa mandate janë ndarë për këshilltarët e rinj komunalë. Sipas njoftimit të LKI "Guri i Zi", PVD në Breznicë ka grumbulluar 153 vota, në Muhoc 134, në Qarr 14 e në Zarbicë 331, ndërsa LPD në Breznicë  19 vota, në Muhoc 55,  në Qarr 1 enë Zarbicë 270, në vazhdim PD-ja në Breznicë ka grumbulluar 396 vota, në Muhoc 170, në Qarr 40 e në Zarbicë 254.si dhe UDSH në Breznicë 3 vota, në Muhoc 17,  në Qarr 17, e në Zarbicë 296 vota. Veç e veç subjektet politike kanë fituar: PVD 632 vota, LPD 345 vota, PD 860 vota dhe UDSH 333 vota. Nga një llogari e përgjithshme del se në këto zgjedhje të katër partitë së bashku kanë grumbulluar gjithsej 2170 vota. E nga kjo statistikë rezultatet na tregojnë se Malësisë së Buajnocit i kanë takuar 5 mandate e jo vetëm 1. Grupimi  i qytetarëve dr. Stojanca Arsiq me 2085 vota i ka fituar 5 kshilltar, Udsh me 1379 vota i ka fituar  3 keshilltarë. Këto të dhëna janë siguruar në bazë të nenit 43, të ligjit mbi zgjedhjet lokale “Gazeta zyrtare e RS, nr. 129-07, 36/10- Vendimi i KS dhe 54/11, Komisioni zgjedhor i Komunës së Bujanocit në seancën e mbajtur, më 23.05.2012. "Të njëjtat burime nga konfirmojnë se zona të tëra shqiptare kanë ngelur pa këshilltarë si: Dobrosini, Muhoci, Zarbica, Maltërnoci, ndërsa pa logjikë janë favorizuar Nesalca me 3 këshilltarë, Letovica me 2 e Tërnoci me 11 këshilltarë", tha Fatmir Sopi, kryetar Lëvizja për Kthim dhe Integrim “Guri i Zi”. Ai shtoi nëse thuhet se këshilltarët janë ata të zgjedhurit e popullit, të cilët problemet e qytetarëve i paraqesin në Kuvend, atëherë kush do t’i qaj hallet e zonave shqiptare që kanë mbetur pa përfaqësuesit e tyre legjitimë?! Subjektet politike shqiptare të Komunës së Bujanocit edhe një herë e shkelën votën e banorëve të Malësisë, e cila më shumë se çdo kënd i kësaj komune ka mbetur e lënë shkret pa përkujdesje materiale e njerëzore, vazhdon Sopi. Gjatë fushatës parazgjedhore Shoqata “Vatra” dhe “Guri i Zi”, patën dalë me apele të ndryshme për dalje masive në zgjedhje dhe në emër të unitetit shqiptar të fitojnë shqiptarët e  Komunën së Bujanoci, e jo lokalitete të caktuara për interesash partiake. Lëvizja për Kthim dhe Integrim “Guri i Zi”, kërkon nga spektri politik shqiptar i Komunës së Bujanocit të deklarohen publikisht për këtë skandal të ushtruar ndaj votës së lirë të qytetarëve shqiptarë të Malësisë së Bujanocit./Titulli.com/
Vdes aksidentalisht Nazlie B. nga Bujanoci
Destani kërkon hisen e vet të deputetit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration