Vatra i thot jo zgjedhjeve parlamentare në Kosovë dhe kuvendit të dytë
Lëvizja “Vatra” në një komunikatë për media ka njoftuar për vendimet e Komisionit Qendrorë Zgjedhorë të Kosovës dhe ka mohuar vendimin e kuvendit të dytë të mbajtur më 27 mars të këtij viti. Kjo lëvizje konsideron se nuk duhet të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare që janë organizuar për këtë vit në Kosovë. ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- NR: 12/2014 Dt: 15. 04. 2014D E K L A R A T Ë
Lëvizja “Vatra” pasi kishte marrë qëndrim që të marrë pjesë në zgjedhjet Parlamentare të Republikës së Kosovës i hyri punës që të përgatitet konform ligjeve e rregullave zgjedhore. Edhe pse, më 27. 04. 2014, mbajti Kuvendin e brendshëm zgjedhor me proceduara të shpejtuara e të shkurtuara nuk u njoh si legjitim pranë KQZ-zë si dhe nuk arriti të ceritifikohet si subjekt apo iniciativë qytetare me të drejtë pjesëmarrje në zgjedhje parlamentare për shkak të kohës së shkurtër të afatit zgjedhor si dhe për shkak të neglizhencës së sekretarit të përgjithshëm Fatmir Arifi, i cili ishte angazhuar nga kryesia që të kontaktojë me KQZ-në e të rregullojë legjitimitetin e Lëvizjes “Vatra” me të drejtë pjesëmarrjeje në zgjedhje parlamentare të Republikës së Kosovës. Prandaj, meqë koha për certifikim të subjekteve politike për të pasur të drejtë për pjesëmarrje në zgjedhje parlamentare përfundon, më 16. 05. 2014 dhe Kuvendi i Dytë i Lëvizjes “Vatra” është i panjohur, është jo legjitim për KQZ-në përkatësisht është në kundërshtim me ligjin dhe rregulloret për zgjedhje Parlamentare në Kosovës, Kryesia e Lëvizjes “Vatra” në mbledhjen e saj të mbajtur, më 15. 05. 2014 në ora 12.00 merr vendim për anulimin e “Kuvendit të Dytë” të Lëvizjes “Vatra”, dhe si rrjedhojë nuk mund të marr pjesë as në zgjedhje parlamentare. Lëvizja “Vatra”, në të të ardhmen bën kërkesë pranë KQZ-së që ta mbajë Kuvendin e rregullt në bazë të ligjit Zgjedhor dhe ligjeve tjera të Repubulikës së Kosovës. Çdo tentim, i ndonjë grupacioni të vetëquajtur kryesi e “Vatrës” apo individi të vetëquajtur kryetar i “Vatrës” është jo legjitim dhe i panjohur për Lëvizjen “Vatra”. Ngase koha e zgjedhjeve parlamentare është afruar dhe Lëvizja “Vatra” nuk ka mundësi të bëjë fushatë e as të kandidojë për deputetë të Republikës së Kosovës, të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Lëvizjes “Vatra” janë të lirë të votojnë sipas dëshirës së tyre, përkatësisht për kandidatët që ata mendojnë se janë më të mirët. Gjilan,15.05.2014 Lëvizja”Vatra” Kryetari Sejdulla Kadriu copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/09/vatra.jpg): failed to open stream: No such file or directory