Rrethi i Pçinjës nën kontroll, kërkohen inspektime të lumit në drejtim të Bujanocit
Lokale

Rrethi i Pçinjës nën kontroll, kërkohen inspektime të lumit në drejtim të Bujanocit

16.May.2014 08:56
0

(plotësuar)

Situata në rrethin e Pçinjës është nën kontroll, ndërsa janë regjistruar dëme në disa ferma si dhe në disa objekte në qytete, thuhet në raportin e shtabit për situata të jashtëzakonshme të këtij rajoni. Siç është raportuar nga shërbimi për marrëdhënie me publikun  i është urdhëruar komunave që mos të ndërpresin kujdestarinë në ndërmarrjet publike me qëllim të ruajtjes së pasurisë dhe njerëzve dhe gjithë ata që gjenden në pushime vjetore t’i kthen punës derisa të zgjasë gjendja e jashtëzakonshme. Sipas këtij raporti gjendja më e vështirë është në lumin e Pavlovcit ndërsa në lumin Morava e Jugut në drejtim të Bujanocit duhet të inspektohet nga organet përgjegjëse. Ky raport tregon se 70 hektarë janë nën ujë dhe të ardhurat nga gruri do të jenë përgjysmë, ndërsa sipas vlerësimeve të deritanishme dëmet janë mbi 4 milion dinarë. Rrethin e Pçinjës  e përbëjnë komuna e Vranjës, Vladiçin Han, Bosilegrad, Surdulicë, Tërgovishtë, Bujanoc e Preshevë./Titulli.com/ -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------  

Gjendje e jashtëzakonshme në gjithë Serbinë

serbi shiuQeveria e Serbisë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në gjithë territorin e vendit për shkak të përmbytjeve dhe shirave të furishëm.

Autoritetet, në të njëjtën kohë, kanë kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian, Rusia dhe Sllovenia.

Siç është konfirmuar zyrtarisht, përmbytjet kanë marrë dy jetë njerëzish, ndërsa kanë detyruar evakuimin e mijëra të tjerëve.

Situata më e rëndë paraqitet në pjesën perëndimore të Serbisë.

Kryeministri Aleksandar Vuçiq ka thënë se një situatë e tillë nuk ka ndodhur kurrë në Serbi.

Presheva binjakëzohet me Rrjetin e Qendrave Rinore nga Kosova
Vatra i thot jo zgjedhjeve parlamentare në Kosovë dhe kuvendit të dytë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration