Lokale
Udhëheqësit luftëtarë shqiptarë lëshojnë paralajmërime
Ish paraushtarakët shqiptarë lëshuan paralajmërime se do të rigrupohen në qoftë se vazhdon arrestimi i shqiptarëve në rajon, duke shkaktuar hamendësime se ata mund të ndërmarrin veprimtari në përgjigje të arrestimeve.
Tetë shqiptarë u arrestuan në Serbi më 4 maj me akuza për krime lufte si dhe zotërim të paligjshëm armësh.
"Dy duar për një kokë, themi ne. Nuk ka asnjë alternativë tjetër," tha për SETimes Jonuz Musliu, ish-shefi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjes e Bujanovcit (UÇPMB).
Musliu tha se një zgjidhje paqësore është e preferueshme, por nuk ka vullnet në Beograd për një të tillë. "[Beogradi] mbetet i njëjti dhe kërkon të zgjidhë problemet me përdorimin e forcës."
Udhëheqësit shqiptarë në Luginën e Preshevës thanë se shqetësimi më i madh i tyre është paralajmërimi nga Ministri i Brendshëm Ivica Daçiç se veprimet e policisë do të vazhdojnë.
"Arrestimi i fundit ishte një mesazh nga qeveria serbe se çdo shqiptar në Luginën e Preshevës është një terrorist i mundshëm dhe subjekt arrestimi," tha për SETimes Kryebashkiaku i Bujanovcit Shaip Kamberi.
Kamberi tha se qëllimi i Serbisë është të destabilizojë rajonin, të përhapë frikë për të bërë shqiptarët që të emigrojnë e të shkaktojë kështu ndryshime demografike në atë mënyrë.
Por Vladimir Vulçeviç, kreu i prokurorisë së Serbisë për krimet e luftës, shpjegoi se autoritetet kanë hetuar krimet e luftës kundër civilëve në Luginën e Preshevës të kryera më 2001.
"Arrestimet ishin pjesë e një hetimi në vazhdim," tha Vukçeviçi.
Gjendja ekonomike e keqe dhe niveli i krimit të organizuar përkeqëson paqëndrueshmërinë me bazë etnike, argumenton Marko Millosheviç, një studjues në Qendrën për Politikën e Sigurisë në Beograd.
"Grupe të ndryshme kriminale po përdorin këtë mungesë [të sigurisë] për interesat e tyre dhe Kosova përbën një strehë të sigurtë për shumicën e këtyre grupeve -- shqiptarë nga Maqedonia e Serbia, bashkë me kriminelët serbë në Kosovën e veriut," tha Millosheviçi përSETimes.
Masat parandaluese nga komuniteti ndërkombëtar -- SHBA, BE, OSBE -- dhe bashkëpunimi rajonal janë të nevojshme, si për të zgjidhur çështjet e vjetra, ashtu edhe për të vështruar përpara tek e ardhmja, janë të nevojshme për stabilitetin e sigurinë në rajon, Valbona Zenelit, profesore e sigurisë kombëtare në Qendrën Evropiane për Studime të Sigurisë Xhorxh C. Marshall në Garmish-Partenkirçen./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!