titulli.com
Lokale

UÇPMB-ja mund të rimobilizohet

07.May.2012 09:08
0
Ish- shefi politik i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, tash lider i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliu, e ka vlerësuar akt të shëmtuar dhe barbar arrestimin e tetë shqiptarëve në Luginë të Preshevës nga ana e xhandarmërisë së Serbisë. Në një intervistë për “Epokën e Re”, Musliu ka thënë se shqiptarët e Luginës mund të rimobilizohen sikurse në vitin 2000, kur doli në skenë UÇPMB. “Lindja e UÇPMB-së ndodhi për shkak të këtij diskriminimi që ushtronte dikur regjimi i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Miloseviq. Po qe se vazhdohet kështu, ish pjesëtarët e UÇPMB-së dhe populli në përgjithësi nuk do të rrinë duarkryq”, ka deklaruar Musliu. Në këtë kontekst, Musliu ka bërë me dije se faktori politik shqiptar në Luginë të Preshevës është më i bashkuar se kurrë më parë. Sipas ish shefit politik të UÇPMB-së, në zgjidhjen e problemeve në Luginë të Preshevës duhet të përfshihet Shqipëria, Kosova si dhe faktori ndërkombëtar./Titulli.com/
Shpallen rezultatet preliminare në Medvegjë
Shpallin fitoren PD dhe PDSH (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration