Shpallin fitoren PD dhe PDSH (video)
Lokale

Shpallin fitoren PD dhe PDSH (video)

07.May.2012 03:02
0
Zgjedhjet lokale në komunën e Bujanocit në mesin e katër partive shqiptare, sipas rezultateve jozyrtare, i ka fituar Partia Demokratike e Nagip Arifit. Sipas të dhënave që i kanë mbledhur gazetarët e portalit informativ Titulli, pas mbylljes së vendvotimeve në venbanimet ku kanë votuar shqiptarët, rezulton se Partia Demokratike ka 4563 vota, Partia për Veprim Demokratik 3490, Lëvizja e Progresit Demokratik 2340 dhe Unioni Demokratik Shqiptare 765. Rezultati mund të ndryshojë me pak vota pas numërimit të disa votave të panumëruara nga venbanimet shqiptare. Me këtë rast kryetari i Partisë Demokratike para simpatizantëve të tij ka shpallë fitoren, mirëpo sic ka thënë ai edhe pse kjo është për të festuar duhet të jemi të përmbajtur pasi që vllezërit tanë po mbahen padrejtësishtë në burgjet e Serbisë. “Ne nuk do ta festojmë sot këtë fitore, do ti nderojmë vëllezërit tanë dhe familjet e tyre të cilët e ndiejn këtë gëzim, pasi një numër i madh ka dalë në votime”, tha Arifi, i cili shtoi se pikë së pari kanë fituar shqiptarët dhe më pas Partia Demokratike. Rezultatet preliminare të votimit të 6 majit do ti japë gjatë ditës së nesërme Komisioni Komunal Zgjedhor. http://youtu.be/5XqhY5pzKLM http://youtu.be/AtfuFeocBMg http://www.youtube.com/watch?v=pPrstWvTxiU&feature=youtu.be Në komunën e Preshevës janë shpallur rezultatet preliminare nga Komisioni Komunal Zgjedhor, dhe partia fituese e këtyre zgjedhjeve ka dalë Partia Demokratike Shqiptare me një diferencë mbi 2500 vota kundrejt Partisë për Veprim Demokratik. Sipas KKZ-së në Preshevë Partia Demokratike Shqiptare ka fituar 6395 vota, Partia për Veprim Demokratik PVD ka fituar 3758 vota, Unioni Demokratik Shqiptar UDSH ka fituar 2239 vota, Rilindja Demokratike RD ka fituar 1059 vota, Bashkimi Demokratik i Luginës BDL ka fituar 1099 vota, Lëvizja kombëtare Shqiptare ka marrë 122 vota, Lëvizja e Progresit Demokratik 44, Lëvizja e Re ka marrë 40 vota, Partia Liberale Demokratike ka marrë 16 vota. Ragmi Mustafa, lideri i Partisë Demokratike në Preshevë deklaroi për Titullin se Presheva dëshmoi vlerat e saja evropiane duke kaluar i gjithë procesi pa as më të voglin incident./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/05/nagipi-Ragmija-copy.jpg): failed to open stream: No such file or directory
UÇPMB-ja mund të rimobilizohet
Zgjedhjet në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration