Lokale
Trupi Koordinues nënshkruan kontratat
Përfaqësues të zyrës së Trupit Koordinues për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë kanë qëndruar në Bujanoc dhe kanë nënshkruar kontratat me përfituesit e shoqatava të ndryshme që kanë fituar donacione për realizimin e projekteve të caktuara.
Kontratat për realizimin e projekteve janë nënshkruar mes përfaqësuesve të shoqatave dhe përfaqësuesve të Shërbimit të Trupit Koordinues.
Milica Rodiq, këshilltare e shërbimit të trupit koordinues në Beograd, ka shpjeguar edhe për gabimet që janë bërë nga disa shoqata gjatë aplikimit dhe të cilat nuk kanë përfituar donacione.
“Janë bërë shumë gabime teknike gjatë aplikimit dhe stafi përzgjedhës ka anuluar këto kerkesa, mirëpo ne shpresojmë se në konkurset tjera do të të evtiohen me kohë”, tha Rodiq.
Gjithashtu gjatë takimit janë shpjeguar edhe problemet e raporteve financiare, të cilët shoqatat janë të obliguara të raportojnë në zyrat e trupit koordinues.
Trupi Koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë ka realizuar projekte të ndryshme në këto komuna, ndërsa në konkursin e fundit janë dhënë donacione për realizimin e projekteve 12 organizatave nga Lugina me vlerë prej 4.471.880,00 dinarë./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/05/Trupi-koordinues.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!