Lokale
Bisedimet në heshtje ?!
A janë duke u zhvilluar bisedime mes subjekteve politike të cilat morën pjesë në zgjedhjet e 6 majit? Kush me këndë është më afër koalicionit? Me misionin e informimit të qytetarit, portali i pavarur informativ Titulli.com sot kontaktoi udhëheqësit e subjekteve të cilat kanë mundësinë të udhëheqin me komunën Bujanocit.
Kryetari i Lëvizjes së Progresit Demoklratik Jonuz Musliu tha se nuk ka ende bisedime, ndërsa shtoi se ende nuk është vendosur për koalicion, sidomos me serbët.
Duke e ditë se LPD është parti që është formuar pas konfliktit të armatosur të UÇPMB-së me forcat serbe në Luginë, dhe se udhëheqësi i saj dikur ishte përfaqësues politik i kësaj organizate, gazetari e pyeti Musliun se a do të kishte pranuar që me votat e serbëve të vijë në udhëheqjen e komunës, Musliu u përgjigj “O kurxho nuk kemi bo, kurxho”.
Edhe pse Musliu nuk pranoi se ka biseduar me udhëheqësit serb nga komuna e Bujanocit, Titulli ka arritur të sigurojë informatë të konfirmuar se Musliu ditën e djeshme ka pritur në takim kryetarin e Grupit të Qytetarëve Stojança Arsiq.
Ky i fundit gjatë bisedës për portalin tonë tha se kemi pas kontakte fillestare, ndërsa ditëve në vazhdim do të intensifikohen.
“Do të fillojmë të bisedojmë me koalicionin e shqiptarëve dhe do të shohim se si do të ecin bisedimet dhe a do të kemi marrëveshje apo jo”, tha Stojança Arsiq.
Ai mëtej, nga fshati ku ishte duke punuar, shtoi se dëshirojmë të jemi pjesë e koalicionit, mirëpo jo me çdo kusht, por sipas kushteve të caktuara.
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dega në Bujanoc, Shaip Kamberi, tha se “nuk ka asgjë deri në këtë moment dhe se nesër do të mbahet një mbledhje brenda partisë dhe do të shohim se si do të veprojmë”.
Ndërsa, udhëheqësi i Unionit Demokratik Shqiptar dega në Bujanoc, Mejdi Zeqiri, tha se UDSH ka mbajt mbledhjen e kryesisë dhe ka caktuar ekipin negociues prej tre anëtarëve.
Në pyetjen se cili do të ishte koalicioni i mundshëm, Zeqiri u shpreh “Unë kam thënë njëherë se e logjikshme do të ishte koalicioni i cili ka qenë deri tash, mirëpo pse mos me qenë edhe gjithë shqiptarët, edhe atëherë e kamë thënë edhe tash pe përsërisë”.
Partia Demokratike e cila fitoi më shumë vota në këto zgjedhje, sipas kryetari të saj Nagip Arifit sot i ka dërguar edhe një ftesë për bisedime.
“Ne i kemi dërguar një thirrje më herët dhe ata nuk janë përgjigjur, sot përsëri i kemi dërguar një ftesë për pasnesër, mirëpo deri në këtë moment nuk kemi përgjigje. PD edhe kësaj here i ka ftuar vetëm subjektet shqiptare, ndërsa partitë tjera shqiptare janë duke biseduar me serbët dhe jo me ne”, tha Arifi.
Siç ka mësuar Titulli, gjatë ditës së nesërme me fillim në orën 13:30, PVD, LPD, UDSH dhe GQ “Stojança Arsiq”do të zhvillojnë një takim në të cilin nuk është ftuar edhe PD.
Sipas Rezultateve të zgjedhjeve të 6 majit, Partia Demokratike ka fituar 12 ulëse, Partia për Veprim Demokratik 9, Lëvizja e Progresit Demokratik 6, Unioni Demokratik Shqiptar 3 ulëse në Kuvendin Komunal të Bujanocit.
Nga subjektet serbe kemi përfaqësimin e GQ “Dr. Stojança Arsiq” me 5 këshilltarë, “Zgjedhja për Bujanocin më të mirë” 4 ulëse dhe “Të aktivizojm Bujanocin – Tomisllav Nikolliq 2 këshilltarë.
Nga 41 këshilltarë sa ka gjithsejtë Kuvendi Komunal i Komunës së Bujanocit , 30 i takojnë partive shqiptare, kurse 11 atyre serbe./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/05/shusherimat.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!