Tre persona humbën jetën, disa të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Preshevë-Bujanoc
Lokale

Tre persona humbën jetën, disa të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Preshevë-Bujanoc

20.Feb.2024 09:25
0

Tre persona kanë humbur jetën dhe të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur të hënën në mbrëmje rreth orës 23:00 në rrugën Bujanoc-Preshevë, mësohet jozyrtarisht, transmeton Titulli.com.

Në trajtimin e të lënduarve kanë marrë pjesë disa ekipe nga Shtëpia e Shëndetësisë së Preshevës dhe një nga Bujanoci. Mjekët e Bujanocit kanë transportuar në spitalin e Vranjës një pacient, jeta e të cilit ishte në rrezik.

Sipas informacioneve jozyrtare katër pacientë janë transferuar nga Vranja në Qendrën Klinike në Nish, përcjellë Titulli.com.

Siç thanë për "N1" nga Qendra Klinike në Nish., në mesin e të lënduarve ishte edhe një fëmijë 15-vjeçar i cili u shtrua në repartin e kirurgjisë pediatrike me politrauma. Të plagosurit e tjerë janë një 18-vjeçar me dëmtim në gjoks, i shtruar për vëzhgim kirurgjik, një pacient politraumatik 37-vjeçar i vendosur në reanimacion dhe një 47-vjeçar me kontuzion në gjoks. . Ai është në gjendje stabile.

Sipas të dhënave jozyrtare bëhet fjalë për emigrantë dhe ata ndodheshin në një mjet që doli nga rruga.

Në dhënien e ndihmës kanë marrë pjesë ekipet e ambulancës nga Bujanoci dhe Presheva, ndërsa të lënduarit janë transferuar në spitalin e Vranjës dhe Qendrën Klinike në Nish./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/mbulanca.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Presidenti austriak: Shpresojmë të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë
Shqiptarët kopjojnë partinë e Vuçiqit në Bujanoc, takime për “pasivizim politik”?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration