Shqiptarët kopjojnë partinë e Vuçiqit në Bujanoc, takime për “pasivizim politik”?
Përfaqësuesit e partive politike në Bujanoc sot u takuan në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar për të diskutuar unifikimin në një listë të përbashkët zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Nikoqiri i këtij takimi, Nevzad Lutfiu ka shkruar se Këshilli Kombëtar Shqiptar do inicoj takime të tjera për t'i konkretizuar gjërat e diskutuara sot.
Pjesë e takimit të sotëm ishin Nagip Arifi PD, Ragmi Mustafi PVD, Shqiprim Musliu LPD dhe Arbër Pajaziti APN.
“Sot pritëm në KKSH përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare të Komunës së Bujanocit për të biseduar për zgjedhjet e ardhshme lokale që do mbahen këtë vit. Lajm i mirë është se të gjithë u deklaruan pro arritjes së një marrveshje parazgjedhore ose paszgjedhore për shumicën shqiptare në mandatin e ri, dhe janë të gatshëm që në takimet e radhës t'i diskutojmë parimet dhe kriteret e kësaj marrëveshje”, ka shkruar për takimin Lutfiu.
Më këtë iniciativë shqiptarët po kopjojnë aktivitetin e Partisë Përparimtare Serbe (SNS të Presidentit Aleksandër Vuçiq) dhe subjekteve tjera politike serbe për të dalë me një listë zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme lokale në Bujanoc.
Qeverisja e të gjitha subjekteve politike shqiptare në komunën e Bujanocit nga viti 2020 ka treguar një pasivizim të zhvillimit të demokracisë në nivel komunal dhe është treguar pa sukses në avancim të pozitës shqiptare në këtë komunë./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/akimi-kksh-partit.jpg): failed to open stream: No such file or directory