Lokale
TK: Rihapet konkursi për bursa studimi në Novi Sad
Pas anulimit të konkursit më 7 maj të këtij viti, i cili ishte hapur më 17 mars, Trupi Koordinues (TK) për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka rihapur konkursin për bursa studimi në Universitetin e Novi Sadit
Shërbimi i Trupit Koordinues, në përputhshmëri me prioritetet e definuara, e veçanërisht duke u munduar të përmirsojë kualitetin e arsimimit në territorin e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, shpallë konkurs për ndarjen e bursave studentore për të rinjët me vendbanim në komunën Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Qëllimi i ndarjes së bursave është sigurimi i kushteve për arsimim të mëtutjeshëm dhe avancimi profesional, duke i ofruar mbështetje materiale rreth shpenzimeve të studimeve themelore akademike.
Shpenzimet në radhë të parë kanë të bëjnë me shpenzimet për banim (privat ose në konvikte), shpenzimet për ushqim, udhëtim, blerjen e teksteve dhe shpenzimet tjera që kanë të bëjnë me studimet.
Të drejtë në paraqitje në konkurs kanë nxënësit të cilët e kanë mbaruar shkollën e mesme dhe personat tjerë deri në moshën 22 vjeçare, që kanë mbaruar shkollën e mesme dhe të cilët plotësojnë kushtet e mëposhtme formale të konkursit:
- -të jenë shtetas të Republikës së Serbisë;
- -të kenë vendbanim në territorin e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës
- -gjatë shkollimit të mesëm të kenë pasur sukses të shkëlqyeshëm dhe shumë të mirë, të mos kenë përsëritur asnjë vit;
- -të njohin gjuhën serbe;
- -të mos kenë regjistruar asnjë fakultet dhe
- -të mos kenë fituar të drejtën në bursë në ndonjë konkurs tjetër.
Shuma neto e bursës së miratuar prej 45.000,00 dinarëve paguhet për vitin aktual të studimeve në 9 këste mujore duke filluar nga tetori i vitit 2014.
Afati për paraqitje në konkurs është 11 ditë dhe fillon nga dita e parë e shpalljes së konkursit në gazetën ditore Politika e cila mbulon tërë territorin e e Republikës së Serbisë, transmeton Titulli.
Vlen theksuar se në aryetimn e qëndrimit për anulimin e konkursit të mëhershëm qëndron se pas konkursit të shpallur, komisioni i formuar dhe procedura e filluar e konkursit, në të cilën në bazë të ankesave të paraqitura, është konstatuar se egziston mundësia për krijimin e kritereve të reja për qëllim të sigurimit të kushteve më të larta të mundshme për vlerësimin e kandidatëve të paraqitur.
Paraqitja në konkursin e sapo hapur, konkurruesit dokumentet mund t’i dërgojnë me postë ose t’i dorëzojnë personalisht edhe atë kandidatët nga komuna e Bujanocit duhet t’i dorëzojnë në zyrën e Shërbimit të Trupit Koordinues në Bujanoc, (ndërtesa e komunës së Buajnocit, Karagjorgje Petroviq 115 ), kandidatët nga komuna e Preshevës, në zyrën e Shërbimit të Trupit Koordinues në Preshevë (rruga Sava Kovaçeviq 12), ndërsa kandidatët nga komuna e Medvegjës në qendrën e shërbimit të administratës lokale në Medvegjë (rruga Jabllaniçka 48), në zarfin e mbyllur me emër: PËR KONKURS PËR BURSA STUDENTORE, MOS TË HAPET DERI NË KALIMIN E AFATIT PËR PARAQITJE. /Titulli.com/
Kliko për INFORMATORIN
Kliko për TEKSTIN E KONKURSIT
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!