Lokale
Bllokohet 'Shkoda' tek Dheu i Bardhë, ishte me dokumente false
Policia Kufitare e Kosovës në kufirin Kosovë-Serbi tek Dheu i Bardhë ka ndaluar të dyshuarin mashkull boshnjak shtetas i Serbisë të cilit i është konfiskuar një veturë civile e tipit Shkoda njoftoi policia e Kosovës, raporton rajonipress.
Sipas policisë vetura është konfiskuar pasi që gjatë kontrollit ka rezultuar se dokumentacionet e veturës janë te falsifikuara.
Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedure të rregullt./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!