titulli.com
Intervista

Titulli nxit debate dhe aktivizon mediat në Luginë

14.Feb.2012 14:43
0

Burimi: NACIONALI;

 Skender Saqipi, drejtor menaxhues dhe kryeredaktor në  Portalin Informativ www.titulli.com me seli në Bujanoc, shpreh brengën e tij për gjenjen e mediave në Luginë. “Prezantimi i aktualitetit dhe jetës reale ka vërtetuar se ne jemi një medium me përvojë shumë të re por me një personel profesionist i cili ka energji dhe kapacitet të madh për të pasqyruar jetën në Luginë por gjithmonë me syrin kritik”, shprehet në një intervistë për Nacionalin Skender Saqipi.

                  Skender Saqipi, drejtor menaxhues dhe kryeredaktor     Nacionali: Në rajonin tonë ekzistojnë portale të ndryshme që pasqyrojnë ngjarjet në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë. Ateherë pse është themeluar portal informativ www.titulli.com? SAQIPI: Së pari ju urojë sukses të gjithë atyre që menaxhojnë me portale informative në Luginë. Konkurrenca është pozitive në një shoqëri të lirë dhe demokratike dhe mundë të themi se do të ndikojë dukshëm në përmirësimin e mirëqenies shoqërore dhe dukurive negative të shoqërisë sonë. Redaksia jonë ka identifikuar se disa nga mediat në këtë rajon janë monopolizuar  nga grupe të ndryshme të interesit dhe fjala e lirë nuk po promovohet sa duhet. Unë mendoj se konkurrenca në sektorin mediave është pasuri e jona, por gjithmonë duke pasur parasysh objektivitetin dhe saktësinë e lajmeve. Nacionali: Portali juaj  pretendon  të jetë vatër e fjalës dhe mendimit të lirë? SAQIPI: Pikërisht për këtë arsye edhe është themeluar ky medium-online, jemi një grup i gjerë  i personelit që ka përvojë në fushën e gazetarisë dhe do të promovojmë fjalën e lirë dhe mendimin ndryshe për të gjitha shqetësimet e shoqërisë. Gjithashtu do të ushtrojë një rol të rëndësishëm në identifikimin dhe luftimin e dukurive negative si dhe do të ndikoj në nxitjen dhe  zhvillimin e proceseve pozitive në shoqëri. Nacionali: Puna e juaj prezantohet në internet. Cili do të jetë roli i mediumit tuaj në shoqëri? SAQIPI: Duke pasur parasysh zhvillimin e teknologjisë, rritjen e përdoruesve të internetit dhe shpërndarjen e informacioneve përmes mediave-online  në gjithë globin, ne kemi parë të udhës që edhe vendit tonë i duhet një medium i tillë. Prezantimi i lajmeve objektive dhe të sakta do të ndikojë dukshëm në orientimin e opinionit publik drejt vlerave të transparencës, integrimit dhe zhvillimit të përgjithshëm. Portali jonë do të prezantojë fakte nga zhvillimi i jetës nga rajoni ynë, mirëpo duke mos i anashkaluar edhe lajmet nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria dhe Diaspora shqiptare kudo qoftë ajo në Evropë, Amerikë, Australi e gjetiu. Nacionali: Matësi apo vlerësuesi i punës është vet publiku. Sa jeni të kënaqur me punën tuaj që nga themelimi? SAQIPI: Portali Informativ Titulli  ka nisur punën më 1 Janar të vitit 2012. Gjatë kësaj periudhe ne kemi arritur t’i prezantojmë opinionit lajme vendore të prodhuara nga redaksia jonë dhe lajme  të huazuara nga mediat e ndryshme qendrore në Beograd, Prishtinë, Tiranë, Shkup dhe portale të ndryshme në internet, por gjithmonë duke cekur burimin e lajmit e cila na bënë të dallojmë nga portalet tjera  që veprojnë në rajonin tonë. Deri më tani kemi pasur mbi 40 mijë vizita të faqës sonë dhe  lajmet vendore kanë nxitur debate në shoqëri, por në të njëjtën kohë kanë aktivizuar edhe qasjen e mediave tjera ndaj punës së tyre. Vet fakti që lajmet tona qarkullojnë nëpër televizione dhe portale të ndryshme në Luginë na bënë më të përkushtuar ndaj punës dhe vullnetit për të pasqyruar jetën reale.   Nacionali: Shoqëria jonë çdo veprimtari  ka dëshirë ta identifikojë në baza partiake, atëherë të jemi më të hapur dhe më direkt. Titulli është pjesë e ndonjë partie politike në Luginë? Ne folëm më herët se mediat në vendin tonë janë bërë shërbëtor të politikës ditore dhe se ndikimi i zyrtarëve partiak në politikën redaktuese është  një ngulfatje e fjalës së lirë  dhe zhvillimeve prosperuese të shoqërisë sonë.  Ne kemi filluar punën si një projekt vullnetar, veprimtari të cilën e kemi të regjistruar sipas ligjeve të shtetit.  Gjatë punës sonë në fillim na kanë identifikuar si pjesë të politikës, mirëpo brenda një periudhe shumë të shkurtër  ka ndryshuar  mendim për redaksinë tonë. Prezantimi i aktualitetit dhe jetës reale ka vërtetuar se ne jemi një medium me përvojë shumë të re por me një personel profesionist i cili ka energji dhe kapacitet të madh për të pasqyruar jetën në Luginë por gjithmonë me syrin kritik.   Intervista është botuar në revistën e përjavshme "NACIONALI" të Luginës.
Selmani:Bota e artit është një univers i vërtet
E premtja e zezë...
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration