Lokale
Tentohet blerja, 30 mijë euro për këshilltarë në Bujanoc
Malli më i shtrenjtë në Bujanoc, javën e fundit, ishin mandatet e këshilltarëve të përbërjes së re, të cilët të premten kanë formuar qeverinë e re lokale.
Së paku dy Serb me ndikim dhe dy Shqiptarë kanë pas për detyrë që 12 orë para fillimit të seancës konsituive të kë KK të Bujanocit, të gjejnë dhe të blejnë disa këshilltarë nga radhët e koalicionit që formoi qeverinë e re lokale, raporton OK radio, ndërsa transmeton Titulli.
OK Radio ka vërtetuar së paku nga tre burime se të dërguarit serb, punëtorë arsimor N.M. dhe biznesmeni M.V. kanë vizituar dhe kanë folur me disa politikan serb me ndikim për blerjen e mandateve të këshilltarëve.
Sipas OK Radio, qëllimi i tyre ishte që koalicioni shqiptaro-serb i cili përbëhet nga Partia Demokratike e Nagip Arifit, Grupi i qytetarëve Stojanca Arsiq dhe lista serbe “Për një Bujanoc më të mirë”, ti blihen së paku katër këshilltarë, me ç’rast nuk do të ishte formuar qeveria lokale me kryetar Nagip Arifin.
“Është e vërtetë. Të shtunën rreth orës 22h më ka thirrur N.M. dhe më ka ofruar njëfarë bisede në katër sy. Kur jemi takuar i kamë kuptuar qëllimet e tij: I kishte sjell 30.000 euro dhe mi ofroi që me këto para të blejë njërin prej këshilltarëve”, i ka thënë OK radios në besim, njëri prej nëntë këshilltarëve serbë të këtij Kuvendi.
“Në pyetjen time nga këto para, respektivisht nga kush i ka marrë ai, N.M. është përgjigjur se të hollat i ka marrë nga shqiptari F.I.”, ka thënë më tej burimi i OK radios.
Ai theksoi se një detyrë të ngjashme, kanë pasur edhe dy Shqiptarë të spikatur, të cilët po ashtu kanë vizituar disa këshilltarë, bashkëkombës të vet, për të cilët është vlerësuar se do të kishin mundur që për 30.000 euro ti shesin interesat e koalicioni shqiptaro-serb në Bujanoc.
“Deri te blerja, siç dihet nuk ka ardhur, pasi në secilin Serb dhe Shqiptarë të dyshuar, i cili eventualisht do të mund të pranonte shumën prej 30.000 eurove, është përcjell nga së paku dy profesionistë”, ka thënë burimi i OK Radios./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/06/korrupsioni.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!