Cila është e vërteta për sulmin e xhandarmërisë serbe në Dobrosin?
Lokale

Cila është e vërteta për sulmin e xhandarmërisë serbe në Dobrosin?

10.Jun.2012 00:41
0
Eljasi Sherifi njëri nga të përmendurit me rastin e sulmit të stacionit policor në Dobrosin, në afërsi të Konçulit të Bujanocit, i lindur në Preshevë dhe banor i Preshevës, tash e tre vjet gjendet në një qytet të një vendi perëndimor, ku për shkaqe sigurie nuk do e përmendim emrin, por ky vend është anëtar i Bashkimit Europian dhe NATO-s. Gjatë udhëtimit tonë ne patëm rastin ta kontaktojmë dhe të bisedojmë me Eljesa Sherifin për shumë çështje nga e kaluara e UÇPMB-së dhe e tashmja e tij. Kryesorja është se Eljesau tash e tre vjet e gjysmë gjendet jashtë vendit. Për herë të parë si i akuzuar “për krime lufte” ku përmenden Ali Hajdari, Rexhep Aliu dhe Eljesa Sherfi, në gazetën Koha 13 mars 2009, ku ministri i PM të Serbisë, Ivica Daciq, deklaron se autoriteteve të UNMIK-ut i ka dërguar fletarrestim për tre personat dhe pretendon se të dyshuarit e tij gjinden në Kosovë. E vërteta është se Eljesa Sherifi qysh atëherë ka qene jashtë vendlindjes dhe Kosovës me aplikacion për azil politik ne ketë vend perëndimor, por edhe autoritete e qeverise Kosovës kane refuzuar kërkesat e Ivica Daciqit se janë te pavërteta dhe se kërkojnë njerëz te pafajshëm me pretekst për ti shpërngulur shqiptaret e Luginës Presheves. Që çmenduria e Ivica Daciqit të shkoj edhe me larg me akuza fantome është edhe rasti i sulmit në fshatin Dobrosin, në afërsi të Konçulit, në maj të këtij viti, ku gjithashtu përmendet emri i Eljesa Sherifit, i njohur gjatë luftës me nofkën “Komandant Arusha”. Emri i tij lakohet në media serbe dhe nga i ashtuquajturi sekretar shtetëror per Kosoven, Oliver Ivanoviq, per sulmin qe  kinse “Xhezair Shaqiri dhe Eljesa Sherifi bene ndaj xhandarëve serbe ne Dobrosin te Bujanovcit. Lidhur me keto akuza fantome, Ministria e Puneve te brendshme, Presheve,  menjëherë lëshon ftese ne adrese te Eljesa Sherifit, me date 20 maj 2012 ku Eljesau thirret për biseda informative ne stacionin policor te Preshevës. Por mbi të gjitha e vërteta qëndron në anën e këtij djaloshi, i cili me shumë se tre vjet e gjysmë gjendet jashtë vendlindjes, i posedon gjitha dokumentacionet përkatëse në lidhje me këtë, pasi aplikacioni i tij për kërkim të azilit politik është dërguar në janar të vitit 2009. Vet Eljesa Sherifi na thotë “si duket ne si shqiptarë qeverisë serbe i pengojmë edhe kur jemi të shpërngulur, pasi ata shqiptaret kanë qejf t’i zhdukin, apo siç po brohorasin sot edhe stadiumeve të Evropës, shqiptari mirë – shqiptari vdekur. Edhe pse është shkruar Marrëveshja me ndaljen e konfliktit mes UCPMB-së dhe qeverise serbe, sot e kësaj dite nga kjo marrëveshje ish-ushtaret mbeten ja te përndjekur, ja te larguar nga vend, ja te burgosur , pasi asgje nuk ka pasur ne interes te kësaj kategorie njerëzish për t’u integruar ne shoqërinë civile. Një është e sigurt se për shqiptarët e Kosovës Lindore, të cilët ditë e më tepër u kanoset rreziku në tokat e tyre etërore, ata kohëve të fundit kanë probleme edhe në vendet perëndimore me akuza të pabaza, akuza fantom nga shteti i Serbisë, pasi asaj iu bene shume koncesione nga Bashkimi Evropian. Këtë e dëshmon edhe rasti i fundit të arrestimeve të ish-ushtarëve të UQPMB-së, ku mbi ta u ushtrua dhunë dhe shkelje flagrante e te drejtave te tyre, 5 prej tyre janë liruar, por edhe 3 mbahen ne burgjet e Serbisë, ku një nga te akuzuarit dhe prej 12 qe janë arrati për rastin e Gjilanit, qe hidhet ne rigjykim rishtazi, është edhe Eljesa Sherifi. Kjo maskarada e shtetit serb ka qenë e kurdisur dhe e dirigjuar drejtpërsëdrejti nga Ministri i PB, Ivica Daciq, pinjolli i dikurshëm i diktatorit, apo kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviq. Gjithë kjo maskarada është udhëhequr për konsumin e brendshëm serb në prag të zgjedhjeve në Serbi, por shqiptarët edhe kësaj radhe mbeten target kryesor për maltretime, burgosje dhe kërcënime fizike të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, qoftë edhe janë me mijëra kilometra larg vendlindjes. Është koha e fundit që shteti shqiptar dhe Tirana të ushtrojë presione në Bashkimin Evropian për respektimin e Marrëveshjeve të mëparshme të nënshkruara nga Serbia për të respektuar të drejtat dhe liritë legjitime të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës./Titulli.com/     copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/06/lamallari.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Halimi: Diaspora shqiptare kontribut susbtancial në luftën tonë për liri
Tentohet blerja, 30 mijë euro për këshilltarë në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration