titulli.com
Lokale

Të fala nga Komandant Lleshi (video)

25.May.2012 19:25
0
Monologu i sotëm i aktorit Nagip Taipi nga Tërnoci dha një mesazh të qartë për ata që ishin prezentë në sallën e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, në akademinë përkujtimore kushtuar Komandant Lleshit. Ishte emocionues dhe në të njëjtën kohë me një mesazh sa për publikun aq  më shumë edhe për klasën politike të komunës së Bujanocit. „O njerëz të mirë, o njerëz të lirë, si duket nuk po më njihni, more si duket nuk po ju kujtohem. Unë jam ai që dikur më quanin luftëtarë, ndërsa tani më thërrisni dëshmorë. Mos më harroni, jam biri i juaj, jam vëllai i juaj, siç po e shihni kamë shumë plagë, por dhembje nuk ndjej“, ishin këto vargjet hyrëse të monologut të Taipit që pikëlloi shumë njerëz. Monologu nuk përfundoi me këto vargje, por me një porosi që u dha në fund të tij. Letra e monologut me fotografinë e ushtarëve iu dorëzua familjarëve, si dhe përfaqësuesve  institucional dhe politik që si zakonisht në tubime të tilla ulen në rreshtin e parë./Titulli.com/ http://youtu.be/2l0GtuZBh5U
Destani kërkon hisen e vet të deputetit
Përfundon manifestimi tradicional në Bujanoc (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration