titulli.com
Lokale

Përfundon manifestimi tradicional në Bujanoc (video)

25.May.2012 18:56
0
Manifestimi tradicional “Ditët e komandant Lleshit” përfundoi me tubimin qendrorë të mbajtur në Shtëpinë Kulturës në Bujanoc, raporton Titulli. Familjarë të Ridvan Qazimit dhe dëshmorëve të kombit, veteran, invalid, përfaqësues të shoqatave që promovojnë idealet për liri dhe dinjitet në Luginë, si dhe përfaqësues të spektrit politik, institucional dhe atij fetar morën pjesë në programin e organizuar. Babai i Komandant Lleshit, Haxhi Hyseni i falënderoj të gjithë për pjesëmarrje gjatë këtij manifestimi duke i uruar suksese të gjithëve. Kryetari i OVL-së së UÇPMB-së në Bujanoc . Edmond Isufi  vlerësoi se njerëzit që vdesin për çlirimin e një kombi pa dyshim janë dëshmorët. Duke shtuar se fjalët sigurisht janë të pakta që ne të flasim për dëshmorin tonë, për komandantin tonë, Komandant Lleshin. Vet vepra e tij, dhe puna e tij që bëri për ne tregon se sa i madh është Komandanti, tha  Isufi . Edmond Isufi, në tubimin qëndrorë ka paraqitur edhe një histori mbi veprën dhe jetën e Ridvan Qazimit. Manifestimi është shënuar me një program të pasur kulturor, sportiv dhe homazhe të vendi i vrasjes dhe varri i Ridvan Qazimit, që gjendet në qendër të fshatit Tërnoc. Ish lideri politik i UÇPMB-së, Jonuz Musliu duke folur për veprën e komandantit dhe luftëtarëve tjerë të kombit tha se viti 2012 është vit i bashkimit të Luginës me Kosovën. Vlen theksuar se organizimi i manifestimit tradicional “Ditët e komandant Lleshit” ishte me mangësi, sidomos gjatë vendosjes së kurorave me lule te varrezat e dëshmorëve në Tërnoc, ku nuk është respektuar agjenda e këshillit organizativ. Edhe pse vendosja e kurorave me lule sipas agjendës ishte paraparë të bëhet në orën 17:00, homazhet janë bërë pesëdhjetë minuta para kohe dhe pa prezencën e mediave. Gjithashtu portali Titulli, është anashkaluar nga këshilli organizativ duke mos dërguar agjendën në postën elektronike. Mirëpo, stafi i Titullit i ka prezantuar opinionit shqiptarë këtë manifestim duke përfshirë çdo aktivitet./Titulli.com/   http://www.youtube.com/watch?v=p_rtNlYbgpw http://www.youtube.com/watch?v=u43oQ65ky38 http://youtu.be/diLkQ6rWS10
Të fala nga Komandant Lleshi (video)
Skandaloze: Subjekti politik pas sulmeve të portaleve në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration