Takimet e vendlindjes në Tupallë, pjesëmarrje e vogël
Lokale

Takimet e vendlindjes në Tupallë, pjesëmarrje e vogël

01.May.2012 20:53
0

“Takimet e vendlindjes” në Tupallë, pjesë e shënimit të njëqind vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë

Manifestimi “Takimet e vendlindjes” që tradicionalisht mbahet në Tupallë të Medvegjës për çdo vit me datën një maj, këtë radhë është organizuar si pjesë e programit të shënimit të njëqind vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Gjatë hapjes së manifestimit, deputeti shqiptar në parlamentin e Republikës së Serbisë, njëherit lideri i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi ka konstatuar se numri i pjesëmarrësve këtë radhë është më i vogël për shkak të mos ekzistimit të qarkullimit të lirë. “Kërkesa jonë është urgjente që të shqyrtohet marrëveshja e Brukselit ku janë paraparë vetëm katër vendkalime të rregullta Leposaviq, Zubin Potok, Merdar dhe Konçul, ndërsa Medvegja dhe Presheva janë anashkaluar. Këto probleme edhe sot i kanë penguar njerëzit e Medvegjës që përkohësisht jetojnë në Kosovë të vijnë dhe të marrin pjesë në këtë manifestim”, tha Halimi. Në fjalimin e tij përshëndetës kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqiri ndër të tjera deklaroi se mbetet me shpresë se në të ardhmën për shqiptarët e Medvegjës do të kujdesen më shumë Shqipëria dhe Kosova. Ai vlerësoi se as shteti i Kosovës e as shteti i Shqipërisë nuk kanë ndonjë përkujdesje të madhe për Luginën e Preshevës. “Unë kam pasur vizita të rregullta në Shqipëri, por për momentin përveç teksteve shkollore që janë munduar të na sjellin falas nuk kemi ndonjë ndihmë të veçantë. Prandaj apeli im prej këtu është që Shqipëria dhe Kosova më shumë të përkrahin këta qytetarë. Kemi nevojë për përkrahje edhe materiale edhe morale” tha Beqiri. “Nga viti 2000 organizohet ky tubim, kjo është një traditë e madhe që duhet të vazhdojë. Duhet të shoqërohemi, të jemi bashkë, duhet të mos harroni nga jeni dhe të mendoni për vendlindjen tuaj. Të mendoni se si mund t’i ndihmoni këtij vendi, si të jetoni më mirë, si të jetojmë të gjithë së bashku më mirë”, deklaroi prefekti i komunës së Medvegjës Sllobodan Drashkoviq. Kryetari i degës së Partisë për Veprim Demokratik në Medvegjë Fehmi Beha në fjalimin e tij vlerësoi se prezenca e pjesëmarrësve ka treguar qartë se edhe përpos pengesave që janë shfaqur nuk ka forca që do të mund të detyronin të mos shënohet kjo ditë e cila është me rëndësi të veçantë për shqiptarët e Medvegjës. Manifestimin  e kanë mbështetur Bashkësia lokale e fshatit Tupallë dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi dhe ky manifestim është shënuar me aktivitete kulturore dhe sportive./Fidan Kosumi/Titulli.com/     copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/05/Medvegja-21.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Kolonët serb rrezikojnë fitoren e shqiptarëve në Bujanoc
Kush e pengoi tubimin e LKSH-së në Zhunicë ?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration