titulli.com
Lokale

Kush e pengoi tubimin e LKSH-së në Zhunicë ?

01.May.2012 17:11
0
Lëvizja Kombëtare Shqiptare me qendër në Preshevë ka reaguar përmes një kumtese me rastin e mosmbajtjes së tubimit parazgjedhor të këtij subjekti në fshatin Zhunicë. Sipas kryetarit të këtij subjekti Orhan Rexhepi, tubimi nuk është mbajt për shkak të kërcënimeve që i janë bërë simpatizantëve të LKSH-së për dy ditë rresht nga drejtuesi i ndërrmaris së pijeve “Fluidi” Selajdin Mustafa apo siç thuhet në kumtesë Haxhi Çollaku. Siç thuhet më tej në këtë dokument duke parë vet prezencën e Selajdin Mustafës në shkollën afër tubimit, disa simpatizant kanë dashur ti ikin më të keqes dhe kështu janë larguar nga tubimi parazgjedhor për zgjedhjet e 6 majit ./Titulli.com/   ******************************************************************************************************************************  

PËRSE NUK U MBAJT

TUBIMI PARAZGJEDHOR NË ZHUNICË

 

          Lëvizja Kombëtare Shqiptare, si edhe subjektet tjera politike në Komunën e Preshevë, me kohë i kishte paraparë tubimet parazgjedhore për zgjedhjet e 6 Majit 2012 nëpër bashkësitë lokale të komunës sonë, njashtu edhe për fshatin Zhunicë, i cili është fshati edhe ku jeton Kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa, por ky tubim në këtë fshat nuk u mbajt nga shkaku i kërcënimeve të dy dytëve rresht që i ishin bërë simpatizantëve të LKSH-së, hiq më pak se nga vetë kreu i Ndërrmarrjes së Pijeve FLUIDI, Selajdin Mustafa, ose ndryshe siq e njeh opinioni HAXHI ÇOLLAKU. Ai edhe vetë qëndroi para shkollës fillore të fshatit në kohën e paraparë për mbajtjen e tubimit, prandaj disa nga simpatizantët e LKSH-së të cilit kishin ardhur për  në tubim, nga arsyeja për të mos ndodhur diçka e paparaparë u detyruan të largohen dhe TUBIMI NUK U MBAJT.   E gjitha kjo, si pasojë e qëndrimit të drejtë të LKSH-së karshi PDSH-së në kompanjën parazgjedhore.    O1. 5. 2012 Preshevë  LKSH Orhan Rexhepi
Takimet e vendlindjes në Tupallë, pjesëmarrje e vogël
PD-Samolicë: Hapësira e vogël për tubimet tona (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration