titulli.com
Lokale

Stojança tërhiqet nga bisedimet me koalicionin (audio)

23.May.2012 17:00
0
Kanë stagnuar bisedimet e filluara mes tre partive shqiptare që veprojnë në Bujanoc me Grupin e Qytetarëve Stojança Arsiq. Në bisedimet e zhvilluara dje në mes të PVD-së, LPD-së, UDSH-së dhe përfaqësuevse të Grupit Qytetarë “Stojança Arsiq” nuk u arritë marrëveshja për qeverisje me komunën e Bujanocit. Stojança Arsiq gjatë një bisede telefonike me gazetarin e Titullit tha se për ne është e papranueshme ajo çka na është ofruar nga koalicioni i mëparshëm. “Ne nuk kemi arritur marrëveshje dhe që nga dita e djeshme jemi tërheqë nga bisedimet, të shohim se çka do të ndodhë në vazhdim“, tha Stojança Arsiq. Ai mëtej sqaroi se personalisht dje nuk ishte në takim, mirëpo nga përfaqësuesit e grupit të tij qytetarë mësoi se nuk kishin rënë dakordë me ndarjet e propozuara për këshillin komunal si dhe ndërrmariet publike. “Problemi më i madhë ishte rreth ndarjes në këshillin komunal dhe në ndërmarriet publike”, theksoi Arsiq i cili shtoi se nuk do të hyjë në koalicion me çfarëdo kushti edhe në qoftëse mbetemi në opozitë. Në pyetjen se a është kontaktuar nga kryetari i Partisë Demokratike Nagip Arifi, Arsiq tha se, deri në këtë moment nuk ka pasur ndonjë kontaktë me të. “Deri më tani nuk na ka kontaktuar askush nga PD, nëse na thërrasin do të kontaktojmë, tani jemi plotësishtë të lirë”, përfundoi Arsiq. Vlenë theksuar se as ditën e sotme partitë e ftuara, (PVD, LPD, UDSH) për të tretën herë nuk kanë ardhë në bisedime me përfaqësuesit e Partisë Demokratike. Mirëpo, sipas informatave të konfirmuara të Titullit, subjektet e lartëpërmendura shqiptare tani kanë lënë të hapur mundësinë e fillimit të bisedimeve me Partinë Demokratike të Nagip Arifit. /Titulli.com/ http://youtu.be/g_qPdE4ntBQ
KKSH: Ministria zvarritë botimin e librave shqipe për Luginën
Çertifikohen rezultatet e zgjedhjet lokale në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration