Sinani: Ka dështuar integrimi i shqiptarëve Luginës së Preshevës në institucionet e Serbisë (statistika)
Lokale

Sinani: Ka dështuar integrimi i shqiptarëve Luginës së Preshevës në institucionet e Serbisë (statistika)

04.Sep.2023 07:46
0

Këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani, e ka të quajtur projekt të dështuar planin për integrimin e shqiptarëve të kësaj zone në institucionet shtetërore. 

Ajo ka shkruar në Facebook të dielën se asnjë iniciativë apo marrëveshje s’i ka dhënë as rezultatet minimale “në përmirësimin e pjesëmarrjes së shqiptarëve në institucionet shtetërore”.

Këshilltarja e Kurtit ka theksuar se përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet serbe në Luginë të Preshevës ishte masë urgjente “në pajtim me strukturën proporcionale të popullsisë” në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. 

“Megjithatë, nuk ka asnjë dyshim se jetësimi i këtij qëllimi në Luginën e Preshevës që në thelbin e tij “është më qenësori i procesit paqësor” është edhe më i dështuari. As Programi nga viti 2001, as Marrëveshja për Riorganizimin e Trupit Bashkërendues i vitit 2009, e as “Plani Shtatëpikësh” nuk dhanë as rezultatet minimale në përmirësimin e pjesëmarrjes së shqiptarëve në institucionet shtetërore të qarkut dhe republikane”, ka theksuar Sinani.

 

 
copy(/home/titulli/public_html/images/image/inani-ks.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Policia në Serbi, arreston 4 migrantë të parregullt dhe sekuestrohen pesë armë zjarri
Ura prej qelqi mbi Mostar në Bosnjë e Hercegovinë , atraksion i ri për turistët (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration