Policia në Serbi, arreston 4 migrantë të parregullt dhe sekuestrohen pesë armë zjarri
Rajoni dhe Politika

Policia në Serbi, arreston 4 migrantë të parregullt dhe sekuestrohen pesë armë zjarri

04.Sep.2023 07:29
0

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të Policisë Kufitare drejt Bullgarisë dhe xhandarmërisë, arrestuan 4 migrantë të parregullt, shtetas të Afganistanit si dhe sekuestruan pesë armë zjarri në operacionin për parandalimin e migrimit të parregullt në zonën e Pirotit, transmeton Titulli.com.

"Dyshohet se këta migrantë në periudhën e kaluar kanë përgjuar migrantë të tjerë të parregullt të cilëve nën kërcënimin e armëve u kanë marrë para, celularë dhe sende të tjera me vlerë", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Policia kontrolloi zonën dhe gjeti tre pushkë automatike, dy pistoleta, para dhe një sasi të vogël lëndësh bimore të ngjashme me marijuanë.

Migrantët e dyshuar të parregullt do të dërgohen në Prokurorinë e Lartë Publike për procedurë të mëtejshme.

"Policia do të vazhdojë të kryejë kontrolle të rregullta në lëvizjen dhe qëndrimin e migrantëve në periudhën e ardhshme për të ruajtur sigurinë e të gjithë qytetarëve, por edhe të vetë migrantëve", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë./Titulli.com/

 

copy(/home/titulli/public_html/images/image/migrant-serbi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Lajçak: Takimi Kurti-Vuçiq më 14 shtator në Bruksel, gjitha marrëveshjet duhen zbatuar pa vonesa
Sinani: Ka dështuar integrimi i shqiptarëve Luginës së Preshevës në institucionet e Serbisë (statistika)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration