"Shtegtarët e Lirisë "prishen për para
Lokale

"Shtegtarët e Lirisë "prishen për para

14.May.2014 08:52
0
5 “Shtegtarët e lirë” nga Gjilani, nuk arritën as në gjysmën e misionit të tyre për të kërkuar liberalizimin e vizave pasi u përçan në mes vete.

Ata po thonë se kanë mbetur pa para në Kroaci. Dhe për këtë po e fajësojnë përfaqësuesin e grupit Ekrem Avdija, i cili u nda nga ta për shkak të problemeve me zemër. 

Ata ishin nisur më 30 prill me 3 mijë euro në xhirollogari. Gjatë udhëtimit atyre ua janë deponuar edhe 1 e 500 si ndihmë nga Minsitria e Kulturës. Por këtë shumë po thonë se e tërhoqi Avdija kur u kthye në Kosovë.

Në Ministrinë e Kulturës e konfirmuan se i kanë depunuar të hollat në konto të grupit “Shtetgarët e lirë”, raporton Klan Kosova.

Grupi po këmbëngulin se do të vazhdojë rrugën deri në Bruksel, por pa atë që u kthy në Kosovë. 

Megjithatë, Ekrem Avdija, përfaqësues i grupit “ Shtegtarët e lirë”do ta ketë vështirë të hyjë në vendet e BE-së për shkak se nuk ka vizë. Burime diplomatike të televizionit thanë se atij nuk iu dha viza për shkak të një ndalese që ky i fundit e ka pas në Zvicër. Klan Kosova mëson se përqarjet mes grupit filluan kur disa nga ta nuk deshën që udhëtimin e tyre ta bëjnë vetëm duke ecur, por edhe me mjete transportuese. /Titulli.com/
Për “Ditët e Komandant Lleshit” organizohet konkurs për film të shkurt
Shkolla fillore "Zenel Hajdini" në Medvegjë nesër bojkoton orën e parë të mësimit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration