Shkolla fillore "Zenel Hajdini" në Medvegjë nesër bojkoton orën e parë të mësimit
Shkolla fillore "Zenel Hajdini" në Tupallë nesër do të protestojë orën e parë të mësimit për shkak të incidentit të ndodhur të premtën me datën 9 maj të këtij viti ku ndaj nxënësit të klasës së gjashtë, V.A. është ushtruar dhunë fizike.Vendimi për të protestuar orën e parë të mësimit është miratuar unanimisht nga kryetari i Këshillit të shkollës, Këshilli i arsimtarëve dhe drejtori në mbeldhjen e mbajtur me datën 12 maj dhe vjen si pasojë e mosndërmarrjes së masave nga ana e policisë në Medvegjë.
"Këshilli i shkollës fillore "Zenel Hajdini" në Tupallë, drejtori dhe arsimtarët e kësaj shkolle në mbledhjen e mbajtur me 12 maj 2014 kanë marrë vendim që me datën 14.05.2014 në orën e parë të mësimit të protestohet për shkak të mosmarrjes së masave nga ana e policisë së Medvegjës, për rastin e ushtrimit të dhunës fizike ndaj nxënësit të klasës së VI-të të kësaj shkolle V.A., nga ana e shoferit të autobusit "Mija" në relacionin Tupallë-Medvegjë", shkruan në vendim. /Mepress/Titulli.com/