Shaip Kamberi "mbron" drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë (fjalimi)
Lokale

Shaip Kamberi "mbron" drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë (fjalimi)

21.May.2021 11:16
0

Shaip Kamberi, në seancën e fundut të kuvendit të Serbisë, pyeti Ministrin e Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar, pse ai emëroi një serb si drejtor të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë.

Deputeti Kamberi tha se ministri Lonçar shkarkoi drejtorin e Shtëpisë së shëndetit në Preshevë në Mars, sepse Republika mori të drejtat themeluese mbi qendrat shëndetësore.

Fjalimi i plotë i Shaip Kamberit:

Zotëri kryetar,
Zonja dhe zotërinjë deputet,
 
Pyetja e ime e parë është për ministrin e shëndetësisë dhe ka të bëjë me shkarkimin e drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë dhe emërimin e U/D drejtorit të ri.
Me Vendim të ministrit të shëndetësisë, me datë 9 Mars të vitit 2021, para skadojimit të mandatit, është shkarkuar nga detyra drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, sepse, siç thuhet në këtë Vendim, e drejta e themelimit iu është bartur Republikës së Sërbisë mbi Shtëpitë e shëndetit.
 
Në asnjë fjali nuk është theksuar nëse drejtori i shkarkuar ka udhëhequr dobët ose ka bërë shkelje gjatë udhëheqjes me këtë institucion.
 
Vendimi mbi shkarkimin e drejtorit krijon përshtypjen që ai është shkarkuar në mënyrë të padrejtë dhe se shkak për shkarkimin e tij është përkatësisë e tij nacionale ose politike.
 
Megjithatë, ky nuk është lëshimi i vetëm që ka ndodhur përgjatë kësaj procedure. Me Vendim të veçant, të po të njejtës datë, ministri ka emëruar për Ushtrues detyre mjekun Boban Spasic.
 
Duke mos dyshuar në aftësitë profesionale të mjekut Spasic, pyetja e cila imponohet është se në bazë të të cilave parametra, në Shtëpinë e shëndetit në Preshevë, komunë kjo me mbi 95% shqiptarë, në institucionin shëndetësorë me 55 mjek prej të cilëve 50 janë shqiptarë dhe vetëm 5 serb, zgjidhet pikërisht mjeku i nacionalitetit serb për të qenë udhëheqës?
 
A ka ndikuar në këtë Vendim përkatësia nacionale apo përshtatshmëria partiake e UD të drejtorit të zgjedhur?
 
Duke konstatuar që ministri ka thyer Nenin 77, pikën 2. të Kushtetutës të Republikës së Serbisë, pyetja ime për ministrin e shëndetësisë është:
A është ky mesazh të cilin shteti po e dërgon se Shqiptarët janë të papërshtatshëm për ushtrimin e funksioneve nëpër institucionet shtetërore prandaj edhe konsiderohen të padëshirueshëm?
 
II.
Pyetja ime e dytë është për Kryeministren e Republikës së Sërbisë dhe ka të bëjë me karakterin e shënimit të 9 Majit, “Ditës së fitores” në Luftën e Dytë botërore, ku përçmohen viktimat e fashizmit.
Në Akademinë solemne në Beograd, në të cilën kanë marrë pjesë edhe Presidenti i Republikës dhe ministra të qeverisë, është performuar me këngë marshi të cilat gjatë luftës së Dytë botërore i ka përdorur Organizata fashiste serbe “Zbor” të cilën e ka udhëhequr Dimitrije Lotiq, ndërsa të njejtat sot i përdorin grupet ultranacionaliste në Serbi.
Ka më shumë se dy vite që Dita e Fitores ndaj fashizmit dha nazizmit, në Serbi, shënohet me shetitjen e “Çetave të të pavdekshëmve” nëpër qytete të ndryshme.
Në Nish, psh., në krye të kolonës ndodhej gjenerali Vladimir Lazareviq, kriminel lufte, i dënuar me 14 vite burgim për krimet e kryera në Kosovë.
 
Performimi me këngë të Lotiqit, në Ditën e fitores ndaj fashizmit, përveç që është veprim skandaloz dhe cinik, ai përçmon dhe nuk tregon rrespekt ndaj miliona viktimave të nazizmit e poashtu nënçmon dhe nuk rrespekton as pushkatimin e fëmijëve civil të Kragujevcit në vitin 1941, të cilët në vendin e ekzekutimit, së paku siç na ka mësuar historia deri sot, i kanë dërguar ushtarët e Marisav Petroviqit, Komandant i regjimentit të dytë të korpusit vullnetarë të Lotiqit.
 
Siç mund të vërehet edhe në reagimet e organizatave antifashiste në vend, në të cilat thuhet se janë hequr pjesë të performancës korale në të cilat përmendet Lotiqi dhe “Zbori”, na bënë të qartë që ky “veprim nuk ka është lëshim i rastit por qëllimshëm po tentohet që në mënyrë sistematike të kryhet revision ndaj luftës antifashiste në Serbi gjatë Luftës së Dytë botërore”.
Serbia dhe qeveria e sajë, formalisht aq edhe joformalisht, vite me radhë, me rehabilitimin dhe glorifikimin e kriminelëve të luftrave të cilët janë dënuar edhe nga gjykatat e ndryshme, mohon krimet e kryera të luftrave ndaj popujve tjerë, mohon edhe gjenocidin ne Srebrenicë, por ky veprim, në ceremoninë e shënimit të përvjetorit të “Ditës së fitores ndaj fashizmit”, meglorifikim të Lotiqit, paraqet idenë e rehabilitimit të bashkëpuntorëve të nazizmit dhe tenton të kryejë revidimin e historisë.
 
Ky akt paraqet skandal të veçantë dhe krim ndaj vet popullit të vet.
 
Siç pati thënë dikush “Serbia nuk është më në gjendje as të maskohet me antifashizmin e të mos duket si karikaturë”.
 
Me këtë rast ndoshta ia vlenë të citohet kryetari aktual i Parlamentit, i cili thuhet të ketë thënë “Sikur të ishte Hitleri serb edhe atë do ta rehabilitonin”.
 
Unë nuk e di nëse me të vërtet z. Daqiq e ka mundur të thotë diçka të tillë, por nuk do të habitesha që po të ishte serb do ta rehabilitonit edhe Hitlerin.
Prandaj edhe pyetje ime për kryeminstren është:
A do të kërkoni përgjegjësi nga organizatorët e këtij ceremoniali për skandalin që ka ndodhur në shënimin solemn të “Ditës së fitores ndaj fashizimit”?
Faleminderit.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/amberi-presheve.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Kur Arifi akuzonte Shaip Kamberin se organizoi komplote për shkarkimin e drejtorit shqiptar të Shtëpisë së Shëndetit
Shqipëria e Zvicra në finalen e Eurovizionit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration