Kur Arifi akuzonte Shaip Kamberin se organizoi komplote për shkarkimin e drejtorit shqiptar të Shtëpisë së Shëndetit
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka reaguar pas shkarkimit të drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit “Presheva” në Preshevë, Driton Salihun, njëkohësisht drejtorit të vetëm shqiptar në shtëpitë e shëndetit në Serbi.
Arifi ka thënë se ishte deputeti Shaip Kamberi ai që bashkëpunoi politikisht dhe organizoi komplote për shkarkimin e drejtorit në fjalë.
“Se sa kjo është e vërtetë shihet qartë nga mosreagimi i figurave kryesore të këtij subjekti të Shaip Kamberit dhe as nga Këshili Kombëtar Shqiptar i cili është nën udhëheqjen e kësaj partie. Përkundrazi akuza të njohura dhe të pabaza për opinionin drejtuar pushtetit aktual lokal nën udhëheqjen tonë dhe atmosferë ‘’fitoreje’’ për aktivistët e këtij subjekti që funksionin si sekt”, ka shkruar tutje ai.
Tekst i publikuar gjatë muajit prill 2021
copy(/home/titulli/public_html/images/image/rifi-kamberi--.jpg): failed to open stream: No such file or directory