Sektori joqeveritar i copëtuar në Bujanoc, pushteti ka zbeh rolin e saj
Janë të pakta ato organizata të shoqërisë civile të cilat në jug të Serbisë merren me çështjen e riorganizimit të gjyqësorit dhe të sistemit gjyqësor, konsideron Kenan Rashitoviq nga Forumi i të rinjëve për edukimin e romëve në Bujanoc.Sektori civil në masë të pamjaftueshme, madje në disa komuna shumë pak ose fare nuk është përfshirë në procesin e tejkalimit të problemit në drejtësi. Organizatat e shoqërisë civile janë duke u eliminuar, meqë në sistemi e gjyqësorit nuk ka vullnet që me shoqërinë civile të bëhen partnerë të barabartë, e as të ndajnë diçka nga e cila do të kishin dobi jo vetëm gjyqësori, por edhe i gjithë komuniteti – thekson Rashitoviq për “Vranjske”.
Sipas tij, jo rrallë ndodhë që kur duhet biseduar për çështje me më shumë rëndësi, ose të jeshë i pranishëm në ngjarjet në të cilat mund të debatohej ose të bëhej një diskutim kualitativ për problemet në gjyqësorin tonë, organizatat civile nuk ftohen, as nuk konsultohen rreth çështjeve të rëndësishme.
Kryetarja e Këshillit drejtues të Qendrës rome për demokraci (QRD) Ivana Stoshiq, konstaton se organizatat joqeveritare në jug të Serbisë nuk janë të inkuadruara në zgjedhjen e problemeve të gjyqësorit, gjë që paraqet një problem madhor.
- Ajo me të cilën merret QRD është mbikqyrja mbi punën e vetadministratave lokale, mirëpo sa i përket organizatave të tjera, nuk ka kurrfarë përparimi. As që ekziston dialogu, as organizohen tryeza të rrumbullakëta ose debate në temën e reformës dhe drejtimit në të cilin gjyqësori do të duhej të ecte. E gjithë kjo është e rëndësishme edhe për shkak të inkuadrimit në Bashkimin europian dhe të kapitullit të hapur që lidhet me gjyqësorin – thotë Stoshiq.
Ajo thekson se gjyqësori po sillet si “një system i mbyllur”, i cili iu është ekspozuar kritikave të shumta, deri sa shoqëria civile ftonte dhe ende fton për të biseduar me përfaqësuesit e gjyqësorit. Mirëpo, siç thekson Stoshiqja, “ata shpesh nuk përgjigjen”.
"QRD asnjëherë nuk ka pasë projekte që drejtpërdrejtë përkojnë me gjyqësorin, meqë para së gjithash, ne merremi me mbrojtjen e të drejtave të të gjithëve, dhe jo vetëm të pakicave nacionale. Grupin që ne si organizatë e kemi në fokus është krejtësisht diçka tjetër, mirëpo ajo që neve na intereson veçmas dhe me të cilin duam të merremi, pikërisht ka të bëjë me luftimin e korrupsionit në gjyqësor, përkatësisht të lidhjeve mes shtetit dhe gjyqësorit, meqë, mjerisht nuk ka ndarje në pushtet ekzekutiv, ligjdhënës dhe gjyqësor, ashtu siç e parasheh Kushtetuta, por kemi një politizim të të gjitha këtyre institucioneve – sqaron Stoshiqja, drejtimet e veprimit të organizatës së saj në të ardhmen.
Në këtë moment, thekson ajo, i vetmi bashkëpunim i QRD me institucionet shtetërore ka pasë të bëjë me ato që merren me mbrojtjen e të drejtave të grave dhe tregtia me njerëz. Sipas saj problemi ishte se si të vihet deri te ata njerëz, meqë e gjithë kjo shkonte shumë ngadalë dhe vështirë, për shkak të ngathtësisë së aparatit shtetëror.
"Për të ardhur deri te personat përkatës, me të cilët mund të bashkëpunohet, paraprakisht duhej marrë shumë leje e procedura burokratike. Sa i përket aktiviteteve të këshillit për të drejtat e njeriut, unë nuk e di se me çfarë janë marrrë ata në pesë vitet e fundit, ndërkohë që ata do të duhej të ishin të parët me rastin e inicimit të proceseve të tilla – porositë Stoshiqja.
Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanocit, i cili që në vitin 1999 i pari kishte formuar Këshillin prë të drejtat e njeriut, organizatë e vetme e këtij lloji nga Nishi e këndej.
Ai ka marrë pjesë në mijëra procese gjatë dhe pas bombardimeve të NATO-s. Kur u bë njeriu i parë i Bujanocit, vendin drejtues të këtij Këshilli ia trashëgoi Ragmi Mustafës, zyrtar i lartë i Partisë për veprim demokratik PVD dhe shef i grupit të këshilltarëve të kësaj partie në Kuvendin komunal në Bujanoc. (PDSH).
"Këshilli për të drejtat e njeriut me seli në Bujanoc është e vetmja organizatë e sektorit civil që deri diku është inkuadruar në tejkalimin e problemeve në gjyqësorin e rajonit tonë. Vitin e kaluar Këshilli në kuadër të projektit me Ambasadën e Zvicrës, ka bërë analizën e realizimit të programit të qeverisë republikane dhe federale nga viti 2001, ndërsa me qëllim të zgjidhjes së krizës në komunat në jug të Serbisë – nënvizon Kamberi
Ai shton se në kuadër të projektit në fjalë analiza përkon me integrimin e shqiptarëve, përfshirë këtu edhe reformat në drejtësi. Kështu që, siç thekson Kamberi, mundë të thuhet se kjo është e vetmja e organizatë joqeveritare lokale e cila është e kyçur në këtë proces.
"Në këtë moment mund të thuhet se ndikimi i Këshillit për të drejtat e njeriut është margjinal, për shkak të faktit se nuk ekziston kurrfarë procesi i dialogimit në relacion mes Qeverisë së Serbisë dhe përfaqësuesve të shqiptarëve, përkatësisht të institucioneve lokale – konsideron Kamberi.
Tekstet në kuadër të projektit "Drejtësia në jug" pjesërisht financohen nga donacioni i Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA). Opinionet, qëndrimet dhe konkluzionet e paraqitura në tekste janë përgjegjësi ekskluzive e portalit Info Vranjske dhe nuk shprehin opinionet dhe qëndrimet e Qeverisë së SHBA-së.