Lokale
Sejdulla Kadriu, kryetar i ri i “Vatrës”
Në mbledhjen e sotme që ka mbajtur kryesia e shoqatës “Vatra” me qendër në Gjilan, ka zgjedhë anëtarët e rinj të kryesisë, me çrast ka emëruar edhe kryetari e ri Sejdulla Kadriun.
Pas vdekjes së themeluesit të kësaj shoqate Njazi Kadriut, detyrën e kryetarit e ushtronte Mustafë Shaqiri.
Drejtuesi i ri kësaj shoqate u zgjodh me vota të hapura, ndërsa ushtruesi i detyrës së kryetarit, Mustafë Shaqiri, u falënderua për punën e deritanishme, për sensibilizimin e opinionit me problemet e shumta që e preokupojnë popullatën e Kosovës Lindore që jeton në Gjilan të Kosovës.
Sejdulla Kadriu (1957) vjen nga fshati Ramnabuç, komuna e Bujanocit./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!