titulli.com
Lokale

Në Preshevë gjinden mbi 100 bomba

31.May.2012 13:19
0
Pas një pune disa mujore, në lokacione të ndryshme në komunën e Preshevës, janë hequr të gjitha bombat thërrmuese të mbetura gjatë bombardimeve të NATO-së në vitin 1999, raporton Tanjugu.  “Brenda një viti, në territorin e komunës së Preshevës i kemi gjetur 87 bomba thërrmuese të pa eksploduara dhe 18 mjete tjera të rrezikshme”, ka deklaruar Emil Jeremiq, drejtor i ndihmës popullore të Norvegjisë në Beograd, i cili e ka drejtuar këtë “operacion”. Jeremiq thotë se ekipet speciale për çminim, në gjithsejtë shtatë lokacione në fshatin Bushtran dhe Leran, në mënyrë të suksesshme kanë kryer këtë operacion, me çrast banorëve, pas 13 viteve frikë, i kemi mundësuar një jetë të qetë dhe të rehatshme në pronat e tyre. “Bombat e pa eksploduara i kemi gjetur gjithkah. Më së shumti në tokat bujqësore të cilat punohen, më pas në lokacionet në afërsi të shtëpive, ndërsa një në rrugën në mes fshatrave të cilën banorët çdo ditë e frekuentojnë”, ka shpjeguar Jeremiq. Ai gjithashtu ka thënë se me këtë ka përfunduar një pjesë e punës, ekipi e çminimit do të zhvendoset në lokacionin e komunës së Kurshumlijës, dhe më pas përsëri do të kthehen në jug të Serbisë. “Na ka mbetur edhe pastrimi i terrenit në komunën e Bujanocit nga bombat thërrmuese, mirëpo, përveç kësaj, na pret një punë delikate në heqjen e minave tokësore në shumë lokacione në komunën e Bujanocit dhe Preshevës”, ka thënë në fund Emil Jeremiq, drejtor i ndihmës popullore të Norvegjisë në Beograd. Heqja e bombave thërrmuese nga shumë lokacione në jug të Serbisë ka kushtuar 3,5 milionë euro, ndërsa është financuar nga Ministria e punëve të jashtme e Mbretërisë së Norvegjisë./Titulli.com/
Sejdulla Kadriu, kryetar i ri i “Vatrës”
Musliu: Të gjithë janë liruar nga akuza
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration