Salihu: Presim që Beogradi të shikoj ndryshe në Preshevë
Lokale

Salihu: Presim që Beogradi të shikoj ndryshe në Preshevë

22.Feb.2018 10:26
0
Kryetari i kuvendit komunal të komunës së Preshevës, Sami Salihu thotë se është optimist në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e investimeve.

Ai për agjencinë beta është shprehur se në koalicionin qeverisës marrinë pjesë edhe dy këshilltarët serb nga të cilët presin më shumë të kontribuojnë në lidhje më të mira me qeverinë në Beograd.

“Presim të fillojmë punën në rrugën e duhur e jo sikur që kanë punuar partitë tjera që kanë udhëheq Preshevën për 27 vite. Prioriteti ynë është zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i gjendjes sociale në komunën e Preshevës aty ku papunësia është deri 70 %”, ka thënë Salihu, transmeton Titulli.com.

Salihu ka theksuar se pret që shteti i Serbisë të fillojë të shikojë në mënyrë tjetër me komunën e Preshevës sidomos në fushën e investimeve.

Sami Salihu, udhëheqës i Lëvizjes për Reforma PDSH është pjesë e koalicionit qeverisës në komunën e Preshevës së bashku më Alternativën për Ndryshim dhe listën serbe./Titulli.com/
Kamberi priti ambasadorin e Gjermanisë Dittmann
Ambasadori gjerman Dittmann vizitoi Këshillin Kombëtar Shqiptar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration