Kamberi priti ambasadorin e Gjermanisë Dittmann
Lokale

Kamberi priti ambasadorin e Gjermanisë Dittmann

21.Feb.2018 21:03
0
Kryetari i komunës së Bujnaocit ka pritur në takim me Ambasadorin e Gjermanisë të akredituar në Beograd, Axel Dittmann.

Në vizitën e tij të parë në Komunën e Bujanocit, Ambasadori Dittmann shfaqi interesim të veçantë për situatën politike dhe ekonomike në Luginë të Preshevës, integrimin e shqiptarëve në institucione shtetërore, zgjidhjen e çështjes së teksteve mësimore në gjuhën shqipe dhe funksionimin e Këshillit nacional.

Me Ambasadorin Dittmann u bisedua edhe për rëndësinë e prezencës sa më të shpeshtë të ndërkombëtarëve në Luginë të Preshevës dhe monitorimin e pozitës së pakicave nacionale në vend.

Patur parasysh rëndësinë dhe rolin e madhë të shtetit Gjerman brenda Bashkimit evropian, Ambasadori Dittmann u sigurua se bashkëpunimi në të ardhmen do të jetë edhe më i avancuar dhe më i shpeshtë./komuna-k.k/

Qasja në dokumentet e rëndësisë publike e mundur në Bujanoc, kërkesa jo transparente (video)
Salihu: Presim që Beogradi të shikoj ndryshe në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration