Salihu: I ndjeri Musliu një lider i cili ka dhënë ndihmesë të pashoqë
Lokale

Salihu: I ndjeri Musliu një lider i cili ka dhënë ndihmesë të pashoqë

19.Jan.2018 21:01
0
Kryetari i LR-PDSH-së, Sami Salihu theksoi se i ndjeri Jonuz Musliu ishte një lider i cili ka dhënë ndihmesë të pashoqë në përpjekje të vazhdueshme për të drejtat e popullit shqiptar të Luginës së Preshevës.

Sami Salihu LR-PDSH: 

Lajmi për ndarjen nga jeta të Kryetarit të Kuvendit Komunal të komunës së Bujanocit, është një hidhërim i madh për të gjithë ne dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Me vdekjen e tij, familja humbi birin, vëllain, bashkëshortin dhe babain e dashur.

Humbjen e tij, e ndjen fort çdo shqiptar, pasi z. Jonuz Musliu ishte një lider i cili ka dhënë ndihmesë të pashoqë në përpjekje të vazhdueshme për të drejtat e popullit shqiptar të Luginës së Preshevës. I spikatur në rolin e tij si lider politik i UÇPMB-së, do te mbahet mend për kontributin e tij të çmuar në çdo moment kyç të lidhur me fatet e Luginës.

Me ndarjen e tij nga jeta, bashkë me familjen, humbën shumë edhe miqtë, kolegët dhe i gjithë populli i Preshevës, për të cilin ai u përpoq pa u lodhur.

Ndaj, në këto ditë hidhërimi për familjen tuaj, më lejoni që në emrin tim personal si dhe në emër të çdo anëtari të Lëvizjes për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare, t'ju përcjell ngushëllimet tona më të sinqerta, duke u ndjerë pranë me ju në dhimbjen tuaj.

Kryetari i LR-PDSH-së, Sami SALIHU

Halimi: Veprimtari Musliu, i paepur ë lëvizjen politike të Shqiptarëve
Arkivoli i Junuz Musliut, pritet me nderime nga Garda e Kosovës (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration