Halimi: Veprimtari Musliu, i paepur ë lëvizjen politike të Shqiptarëve
Kryetari i PVD-së, Riza Halimi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Junuz Musliut.TELEGRAM NGUSHËLLIMI I KRYETARIT TË PVD-së, RIZA HALIMI
Kryesisë dhe anëtarësisë së
Lëvizjes së Progresit Demokratik
Bujanoc
Pranoni ngushëllimet më të sinqerta me rastin e vdekjes së parakohshme të kryetarit të Lëvizjes së Progresit Demokratik, njëkohësisht kryetarit të Këshillit Nacional të Shqiptarëve dhe kryetarit të Kuvendit komunal të Bujanocit, Jonuz Musliut.
Vdekja na ndan pamëshirshëm nga veprimtari i paepur i çështjes kombëtare që dha kontribut të jashtëzakonshëm në lëvizjen politike të Shqiptarëve.
Në këto momente të rënda të pikëllimit Ju lutem që ngushëllimet e mija më të sinqerta t'ia bartni familjarëve të Jonuzit dhe të gjithë bashkëpunëtorëve në Këshillin Nacional të Shqiptarëve dhe Kuvenditn komunal të Bujanocit.
Kryetari i PVD-së
Riza HALIMI