Sa është reale bashkëqeverisja e shqiptarëve të Luginës me Aleksandër Vuçiq? (video)
Mundësia e përfshirjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në përbërjen e qeverisë së re të Serbisë, bazuar në takimin e fundit të zhvilluar mes mandatarit për formimin e qeverisë Aleksandar Vuçiq dhe kryetarit të Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi, janë reale.Sipas Halimit, mbetet të shihet gatishmëria e Qeverisëm së Serbisë nëse është e gatshme për kthesë në pozitive karshi problemeve që i kanë shqiptarët apo jo.
Belgzim Kamberi i Këshillit të Drejtave të Njeriut, ka tërhequr vërejtjen që një bashkëqeverisje me Aleksandër Vuçiqin, do të duhej të kishte për bazë realizimin e të drejtave të shqiptarëve.
Partia për Veprim Demokratik e Riza Halimit nga zgjedhjet e 24 prillit, ka arrit të jetë bartëse e pushteteve ekzekutive në Preshevë dhe në Bujanoc, ndërsa në Medvegjë ka një vit që është pjesë e pushtetit lokal.
Ndërkaq është përfaqësuar me një deputet edhe në Parlamentin e Republikan, ndërkohë që tanimë kanë filluar negociatat për mundësinë e përfshirjes edhe në Qeverinë e Serbisë./B.Rexhepi-RTK/Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/15628_657247476_vucic-presheve-1.jpg): failed to open stream: No such file or directory