Këto janë investimet gjatë vitit 2014 në kanalizim dhe ujësjellës në komunën e Bujanocit (dokumente)
Drejtoria për Ndërtim, ndërmarrje publike e komunës së Bujanocit gatë vitit 2014 në fushën e ndërtimit-mirëmbajtjes së kanalizimit, ujësjellësit dhe objekteve përkatëse në territorin e komunës së Bujanocit ka kontraktuar punë me vlerë prej 10 milion e 800 mijë dinarë.Sipas dokumenteve të siguruara nga Portali Informativ Titulli.com përmes qasjes në dokumenteve të rëndësisë publike në ndërtimin e sistemit të ujësjellësit, rrjeteve të kanalizimit dhe mirëmbajtjen janë kontraktuar punë me vlerë prej 9.101.633 dinarë të paraqitur në dokumentin e mëposhtëm.
Ndërsa për pastrimin dhe mirëmbajtjen e kanaleve ujore, të ujësjellësit dhe intervenimeve urgjente Drejtoria për Ndërtim ka kontraktuar punë me vlerë prej 1.715.080 dinarë.
Punët e realizuara gjatë vitit 2014 në gjithë territorin e komunës së Bujanocit në fushat e përmendura janë paraqitur në formë tabelare më poshtë: