Rrethi i Pçinjës me 5 përfaqësues në parlamentin e Serbisë, Bujanoci me 2 deputet
Kryetari i Partisë Përparimtare Serbe në Bujanoc, Nenad Mitroviq është zgjedhur deputet në parlamentin e Serbisë, për të katërtën herë me radhë.Mitroviq ka qenë në listën e PPS në vendin e 133 dhe me shkuarjen e disa deputetëve në funksione më të larta ai ka fituar ulësen në parlament, shkruan Titulli.com
Rrethi i Pçinjës tani ka 5 deputet në kuvendin e Serbisë, Slavisha Bulatoviq dhe Nenad Mitroviq nga Partia Përparimtare Serbe, Ivica dhe Novica Tonçev nga Partia Socialiste e Serbisë dhe deputeti shqiptar nga Partia për Veprim Demokratik, Fatmir Hasani.
Pakica shqiptare në Serbi gjatë mandatit të fundit ishte përfaqësuar me 2 deputet shqiptarë nga Partia për Veprim Demokratik, Riza Halimi dhe Shaip Kamberi./Titulli.com/