Rezultatet e anketës “A ndihmon edukimi medial në qasjen tuaj në informacione”?
Redaksia e Portalit Informativ Titulli përmes platformës online në ueb-faqe www.titulli.com ka realizuar një anketë online për të testuar se sa mundë të ndihmojë edukimi medial në qasjen e konsumatorëve në informacione.
Sipas rezultateve online në anketë morën pjesë 1561 lexues, prej tyre në pyetjen “A ndihmon edukimi medial në qasjen tuaj në informacione” janë përgjigjur me Po-426 veta (27%), Jo-235 veta (15%) dhe Duhet më shumë promovim janë përgjigjur 900 veta apo (58%) .
Kjo anketë online përmes ueb-faqes www.titulli.com është realizuar në periudhën 30 Qershor deri më 11 Korrik.
Kjo anketë është realizuar si pjesë e fushatës për promovimin e një seri video për edukimin medial dhe projektit “Mendo dy herë, kliko origjinalitetin”.
“Projekt i realizuar në kuadër të Programit të granteve të vogla për Media, i financuar nga Ambasada Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe administruar nga Qendra për Media & Reforma (MIRC) në Nish. Pikëpamjet, opinionet dhe konkluzionet e shprehura në projekt nuk pasqyrojnë domosdoshmërish pikëpamjet e MIRC-së dhe Ambasadës së SHBA-së, por vetëm të autorit.”
Më poshtë keni të prezantuar përgjigjet e anketës me pyetjen “A ndihmon edukimi medial në qasjen tuaj në informacione”
copy(/home/titulli/public_html/images/image/dukimi-medial-anketa.jpg): failed to open stream: No such file or directory