Ramadani do t'i propozoj kuvendit : Erion Veliaj të shpallet qytetar nderi i Komunës së Bujanocit
Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadani ka shkruar se në seancën e radhës kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, të shpallet qyetar nderi i kësaj komune.
"Ne cilësinë e Kryetarit të Kuvendit do të propozoj këshilltarëve të Kuvendit Komunal të Bujanocit që ne mbledhjen e parë te këtij viti, që kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj të shpallet qytetar nderi i Komunës sonë. Është nder dhe privilegj për Komunën e Bujanocit që një emër si Erion Veliaj të bartë titullin Qytetar nderi, duke treguar gatishmërin e tij që të mbështes këtë Komunë të vogël por me zemër të madhe." ka shkruar Ramadani.
Ai është shprehur se Kjo lidhje po fillon me përkujdesjen që ka treguar për qytetin e Bujanocit konkretisht me investimin e Parë direkt nga Bashkia e Tiranës për palestrën sportive në Shkollën Fillore Naim Frashëri Bujanoc, duke vazhduar edhe mbështetur edhe me projekte tjera inovative, arsimore e kulturore në komunen tonë.
Bashkia e Tiranës ka transferuar 500 mijë euro për ndërtimin e palestrë sportive në shkollën fillore "Naim Frashëri" në Bujanoc./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/amadani-veliaj.jpg): failed to open stream: No such file or directory