Këshilli Kombëtar Shqiptar promovon kuzhinën shqiptare në Novi Pazar (foto)
Përfaqësues të Këshillit Kombëtar Shqiptar, deputet popullor në Parlamentin e Serbisë kanë prezantuar në aktivitetin e promovimit të ushqimeve shqiptare në Novi Pazar.
"Ushqimet shqiptare në Pazari të Ri. Aktiviteti i radhës i zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Pazar të Ri, ku u paraqitën ushqimet tradicionale shqiptare", thuhet në njoftimin e publikuar të Këshillit Kombëtar Shqiptar, transmeton Titulli.com.
Të pranishëm ishin edhe përfaqësues boshnjak në Sanxhak dhe shefi i zyrës së Kosovës në Serbi, Jetish Jashari./Titulli.com/