Përfaqësues nga Presheva në iftar të përbashkët në Gjilan me kryetarin e Rinisë së AK partisë së Turqisë
Një delegacioni nga Presheva me Granit Kamberin, kryetar i Këshllit të Bashkësisë Islame në Preshevë, Xhelal Mehmeti zëvendëskryetar i komunës së Preshevës dhe të tjerë qëndruan për iftarë në Gjilan, shkruan Titulli.com.Për nderët të muajit të Shenjtë iftari ishte shtruar nga Melih Ecertas, nënkryetari i Partisë së Presidentit të Turqisë, Rexhet Taip Erdogan dhe biseduan për çështje të ndryshme që preukupojnë Kosovën dhe Luginën e Preshevës.
“U dakorduam që gjatë muajit të Shenjtë të Ramazani ky delegacion nga Turqia ta vizitojë edhe komunën e Preshevës”, është shprehur për Titulli.com, Granit Kamberi.
Melih Ecertas është edhe kryetar i Rinisë së AK- Partisë nga Turqia dhe organizatorët thanë se ardhja e ti në Kosovë është e rëndësisë së veqant me të cilin biseduan për projektet në vazhdim në të mirë të Rinisë së Kosovës dhe të Luginës së Preshevës./Titulli.com/