Lugina e Preshevës pjesë e Paradës Shqiptare në New York (video)
Diaspora Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka organizuar paradën shqiptare në NewYork, pjesë e sëcilës ishin shqiptarë nga gjithë Ballkani duke përfshi edhe nga Lugina e Preshevës, shkruan Titulli.com.Nën organizimin e “Albanian Roots – Rrënjët Shqiptare” në qendrën më të njohur të Nju Jorkut në Manhatan morën pjesë shqiptarë nga të gjitha trojet dhe shfaqën fuqishëm simbolet, veshjet, kulturën dhe traditën shqiptare.
Ky aktivitet kombëtar është shënuar për të dytën herë në këtë qytet të njohur e përcjellur nga institucionet shtetërore amerikane dhe bashkatdhetarë.
Sipas organizatorëve “Nënë Tereza”, me 4 shtator pritet të shpallet e shenjtë, ndërsa Senatori Marty Golden e shpalli 4 shtatorin në Nju Jork ‘Dita e Nënë Terezës” dhe organizata e ka emëruar “Grand Marshall” (kryetar) të paradës, transmeton Titulli.com.
Në këtë organizimi madhështor mori pjesë edhe Josef Diogardi, mik i shqiptarëve në Amerikë.
Pjesëmarrës ishin të rinjë e të reja shqipëtare, nxënës dhe studentë, aktivistë dhe veprimtarë të komunitetit, nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Çamëria, që ishin edhe promotorë të vërtetë të Paradës së Shqiptarëve./Titulli.com/
VIDE0 4- Parada Shqiptare në New York