PVD shpalos "listën e punësimeve familjare" në Bujanoc (dokumenti)
Lokale

PVD shpalos "listën e punësimeve familjare" në Bujanoc (dokumenti)

26.Jun.2014 22:21
0

Partia për Veprim Demokratik (PVD) - dega në Bujanoc ka reaguar lidhur me punësimet që sipas tyre po bëhen nga funksionerët e qeverisjes lokale në Bujanoc.

PVD përmes një komunikate dërguar portalit Titulli vlerëson se që nga fillimi i mandatit të qeverisjes komunale ka tërhequr vëmendjen e opinionit, por edhe në seancat e Kuvendit, ka potencuar dukurinë e nepotizmit, respektivisht , metodës së punësimit që për bazë ka lidhjet familjare.

Ragmi Mustafa, shef i grupës së këshilltarëve të PVD-së në Kuvendin Komunal në Bujanoc thotë se problemi bëhet edhe më i rëndë, meqë Bujanoci është komunë e pazhvilluar dhe me probleme të shumta social – ekonomike, ku shumë familje përballen me pasojat e rënda të kësaj krize.

“Kjo formë e punësimit (familjarizmi) bëhet nga partia e cila ka fituar zgjedhjet me premtimin se do të hapë 2000 vende pune tregon përmasat alarmante kë këtij keqmenaxhimi. Veç kësaj, ky lloj punësimi është bazuar edhe në largimet e mëhershme të shqiptarëve nga puna dhe me stërngarkimin e buxhetit komunal me punëtorë të panevojshëm”, deklaroi Mustafa.

Portali Informativ Titulli ka kontaktuar  kabinetin e kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifi për të marrë mendimin edhe të apostrofuarve lidhur me “akuzat” që PVD bënë ndaj qeverisjes komunale në Bujanoc, mirëpo përgjigja e vetme që ka marrë Titulli përmes postës elektronike është “Ne të shkruajnë çka të dojnë, nuk e kan sefte. Skemi kohë mu marë me ata”.

Partia për Veprim Demokratik së bashku me Unionin Demokratik Shqiptarë janë parti opozitarë në qeverisjen lokale dhe përfaqësohen me 12 këshilltarë në Kuvendin Komunal të Bujanocit.

****************************************************************************************************************************************

Partia për Veprim Demokratik

Dega  në Bujanoc

                         KOMUNIKATË

 

Atë që ju se keni ditur, ajo mshihet nga ju!

Të nderuar qytetarë Shqiptarë të komunës së Bujanocit.

Të nderuar ju të rinjë që rrugën e vetme të shpëtimit e shihni perëndimin, bredhjen rrugëve të Europës.

Të nderuar student të diplomuar, ju që po studioni dhe ju që keni harruar (nga mungesa e hapsirës dhe vendeve të punës) që keni diplomuar qysh moti.

Të nderuara familje dhe prindër të cilët silleni vërdall kur duhet të dërgoni fëmijët në shkollë, fakultet, ekskursione, mbrëmje maturash.

Të nderuar të gjithë,

Më lartë u munduam të përfshijmë të gjitha shtresat e popullatës së komunës Bujanocit, filluam në radhë të parë me të gjithë Shqiptarët e kësaj komune, vazhduam me shtresën më të prekshme por në të njejtën kohë edhe më të rëndësishme të cdo populli – rininë, dhe e përmbyllëm me ata të cilët janë në gjendje të bëjnë gjithcka sot, që neser fëmijët e tyre të jenë të lumtur.

E filluam jo për të keqpërdorur ndjenjat dhe intelegjencën tuaj, as për t’ju mërzitur e inatosur, por për të ju treguar që: Atë që ju nuk e keni ditur, ajo mshihet nga ju!

Po po, nga ju e dashura popullatë, prindër e rini mshihet shumcka. Mshihen marrveshjet dhe pazaret politike të një grupi të vogël njerzish, interesat personale e të cilëve kan fillim por nuk kanë fund.

Nga ju mshihet konkursi, vendi i punës, tradhtia të cilën ky pushtet i sodit po u bënë juve, injoranca, padituria, keqpërdorimi i parasë suaj, keqtrajtimi dhe nënvlersimi ndaj jush dhe shumçka tjetër.

Në vazhdim me ju do e ndajmë një tabelë të cilën e kemi përpunuar, dhe në të cilën shihet qartë nepotizmi i cili kohëve të fundit në Komunën e Bujanocit ka marrë hovin që vështirë ndalet:

Rini, student, ju të diplomuar, prindër, Shqiptarë - tani po ju pyesim: Përderisa shumica e popullatës po vuan, këta së bashku me djemt dhe vajzat e tyre, me vëllezrit, motrat, dhondurrt dhe rejat e tyre, me miqasi e me akraba, me shokë e shoqe të veta po pasurohen nga paraja publike, po jetojnë pa brenga dhe probleme, pa mundime e shqetsime, e JU? Cfar po bëni JU?

 

Shërbimi për Informim i PVD-së

Bujanoc

KLIKO për të hapur DOKUMENTIN

 

 

 

 

 

 

Arifi e Mustafa takohen me diplomatin kosovar (foto)
Ushtria e Shqipërisë refuzon të vije në Bujanoc në ushtrime të përbashkëta me Ushtrinë e Serbisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration